Ky manifestim që organizohet nga Kryesia e Smirasve në Zvicër tashmë është bërë tradicional.
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, mblidhen një herë në vit në Gjenevë, për të festuar, për t`u njohur më mirë mes vete dhe për t`u argëtuar. Manifestimi përcillet edhe me program kulturo-artistik dhe me Darkën e Smirasve, e cila bëhet nga ushqimet që i sjellin vet pjesëmarrësit.
Per informata me te hollësihme rreth vendit, kohës dhe përmbajtjes së takimit të sivjetëm të Smirasve në Diasporë, do t`ju njoftojmë me kohë.