Kush vuan një ditë, mëson sa për një vit
Autor: Tefik Salihu
Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, po masovizohet gjithnjë e më shumë. Shikueshmëria e saj po ngritet vazhdimisht. Në muajin janar të këtij viti ka pasur 9548 vizita, nga 4946 vizitorë unikë, që është edhe record tjetër i saj. Kjo i bie që faqja ka pasur 318 vizita në ditë, ose 13 vizita në orë. Nëse e thjeshtësojmë akoma, i bie çdo 5 minuta nga një vizitë. Në faqen e Smirës gjatë janarit 2013 janë shfletuar gjithsej 29179 faqe tjera, si lajme, njoftime, etj. Koha mesatare që një vizitorë ka kaluar në faqe është 3 miuta. Më së shumti faqja është vizituar…
Janë konfiskuar 122 kilogramë e 180 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, 1 revole, 512 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3 mijë franga zvicerane dhe 660 euro. Kapja e kësaj sasie është bërë nga Policia e Kosovës, në komunën e Deçanit, gjatë operacionit të koduar “Fillimi”. Policia dyshon se mjetet e konfiskuara në Deçan, nuk kishin destinacion vendin tonë, por vendet perëndimore. Në këtë rast janë arrestuar katër persona ndërsa provat janë gjetur në dy lokacione të bastisura. Të arrestuarit kryesisht janë të moshës së re.
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 72 vjeçare, ka vdekur në Smirë, Muhamet (Riza) Sylejmani. E pamja për të do të jetë e hapur deri të dielën në mbrëmje, më 3 shkurt 2013. Ngushëllime familjes Sylejmani dhe të afërmve të të ndjerit!
Kur mentë të shkojnë te maja e flokëve, punët zbresin te maja e këmbëve /Urti shqiptare/
Medina (Ardian) Ahmeti, një vjet e katër muajshe, nga fshati Smirë i komunës së Vitisë, është fëmijë i veçantë. Ajo e ka një shenjë në shpinë, identike me hartën e Kosovës. Nëna e saj, Bahrije Ahmeti, thotë për portalin fshatismire.com se Medina ka lindur me këtë shenjë me ngjyrë si të kaftë të qelur. “Kështu ka lindur. Shenjën e ka pasur më të vogël, por duke u rritur vajza, është rritur edhe shenja”, thotë Bahrija. Ajo tregon se edhe vet e ka shjenjën e njëjtë në trup me hartë të Kosovës, por jo në shpinë. Kurse i ati i Medinës,…
Ekipi “Rinia Smirë” është fitues i turneut tradicional humanitar “Smira 2013”, pasi sot në finale mundi ekipin “Beni Impex”, me rezultat 2:1, në vazhdime. Kushtrim Imeri, Dardan Shabiu, Afet Demiri, Alban Ramadani, Agon Maliqi dhe Arbnor Sylejmani, në drejtimin e trajnerit Irfan Demiri, edhe sivjet ofruan një shfaqje të mirë sportive për mbi 250 spektatorë në fushën e Drobeshit. Në pjesën e parë të lojës në fushë dominoi ekipi “Beni Impex”, duke krijuar dy raste të mira shënimi menjëherë në fillimin, në minutat e para. Pastaj në minutën e pestë Shaqir Ibrahimi me një goditje të fortë rrezikoi portierin e…
Nëntëmbëdhjetëvjeçari, Arbër (Riza) Ibishi nga Smira, i cili aktualisht jeton në Gjenevë të Zvicrës, synon të bëhet i famshëm përmes boksit. Ai është i vetëdijshëm për rrugën e vështirë që ka nisur, por thotë se ka vullnet ta vazhdojë me përkushtim. Që nga mosha 11 vjeçe për pesë vite është marrë me karate, por qe tri vite ka nisur boksin, në “Boxing Club Versoix”. Arbëri thotë se ka shumë energji dhe atë dëshiron ta zbrazë përmes goditjeve. “Në karate kur shkojsha nuk më kënaqke sepse aty më shumë ka teori dhe mësim se si bëhen katat e karatesë. Pra më…
Gjysmëfinalja e dytë e turneut humanitar në futboll të vogël “Smira 2013”, do të zhvillohet të shtunën, më 5 janar 2013, nga ora 14:00, ndërmjet ekipeve “Liverpool” dhe “Rinia e Smirës”. Fituesi do të ndeshet në finale me ekipin “Beni Impex”. Kurse finalja do të zhvillohet të dielën, më 6 janar 2013, nga ora 13:00. Ndeshjet luhen në fushën e futbollit në Drobesh.
Nota mesatare në gjysmëvjetorin e parë në shkollën e Smirës, ka dalë të jetë 4.05, ndonëse në anketën “Sa jeni të kënaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës”, mbi 70 % nga 715 lexues janë shprehur të pakënaqur. Sipas statistikave që ka nxjerrë udhëheqja e shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë,nota mesatare e nivelit të ulët nga klasa I-V ka dalë të jetë 4.25. Shkëlqyeshëm 62 % Shumë mirë 18 % Mirë-15.12 %, Mjaftueshëm 3 %, Dobët-0,78 %. Mungesa gjithsej: 849- 691 të arsyeshme dhe 158 të paarsyeshme. Kurse nota mesatare në nivelin e lartë…
