Pak qytetarë iu përgjigjën të dielën aksionit për pastrimin e ambientit, që ishte ftuar me iniciativë të një grupi të qytetarëve dhe i përkrahur edhe nga Këshilli i fshatit. Ndoshta edhe moti nuk ishte shumë i përshtatshëm. Mirëpo, ata që dolën, pastruan rrugën kryesore dhe hapësirat publike përreth qendrës së fshatit. Sidoqoftë, është mirë që tradita e iniciativave qytetare dhe e punës vullnetare në Smirë nuk po shuhet.
Autor: Tefik Salihu
Persona deri tani të panjohur, kanë plaçkitur gjatë natës së mbrëmshme në marketin “Beni Impex”, në rrugën kryesore, në Smirë. “Dikush ka hyrë natën në market duke e thyer derën ndihmëse në anën e përparme dhe kanë marrë mall, kryesisht cigare në vlerë rreth 1000 euro”, thanë për portalin tonë pronarët e kësaj kompanie. Rasti i është paraqitur Policisë së Kosovës e cila ka dalë në vendgjarje dhe po bën hetimet e nevojshme për të kapur autorët e mundshëm të kësaj vepre. Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dukuria e vjedhjeve nëpër pronat private të qytetarëve të Kosovës: shtëpi,…
• Fjalën ta marrë i pari i madhi, ujin ta pijë i pari i vogli
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 79 vjeçe ka ndërruar jetë, Isa Ferizi. Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten, më 28 mars 2013, nga ora 15:00, në Varrezat e Bjeshkallavës, në Smirë. Ngushëllime familjes Ferizi dhe të afërmve të të ndjerit!
Smirasi Leonard (Fevzi) Fejzullahu, në fotografi me futbollistin e Barcelonës, Daniel Alves në Gjenevë. Nardi ka ndjekur mbrëmë miqësoren midis Brazilit dhe Italisë dhe ka shfrytëzuar rastin për t`i takuar disa nga yjet botërore të futbollit, në mesin e tyre edhe brazilianin tjetër David Luiz.
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 71 vjeçe, në Smirë ka ndërruar jetë Fatime Sejdiu (nëna e dëshmorit të kombit Mirali Sejdiu). E pamja për të do të jetë e hapur deri të premten në mbrëmje, më 22 mars 2013. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të të ndjerës.
Për shkak të shijes së ëmbël dhe brendësisë së kuqe ngjyrë rubini, panxhari është një nga përbërësit më të dashur në ushqim. Por njëkohësisht është edhe arma sekrete për energji dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit. Panxhari i kuq përmban nivel të lart të nitrateve, madje 20 herë më shumë se çdo perime tjetër. Janë të njohura dobitë e panxharit të kuq në luftën kundër kancerit, ndërsa hulumtimet e fundit kanë zbuluar që nitratet të cilat i përmban ulin tensionin e gjakut. Studimi i kryer në universitetin “Queen Mary’s”, në vitin 2010, ka treguar se si vetëm një…
Edhe pse di vet, për shumë gjëra duhet me pyet
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 80 vjeçe, ka vdekur AZEM (RAMË) BEQIRI. Varrimi i tij u bë sot e hënë, më 11.03.2013, në varrezat lagjës Aliajve në fshatin Smirë. E pamja për të do të jetë e hapur pesë ditë, deri të shtunën, më 16 mars 2013. Ngushëllime familjes Beqiri dhe të afërmve të të ndjerit!
Ekipi i kompanisë “Pro Ing” nga Prishtina duke bërë matjet në terren për të filluar hartimin e projektit për kanalizimin në fshatin Smirë. Sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie, Ing. Florent Emini, projekti do të jetë gati pas dy javësh, pastaj do të vazhdohet me procedurat tjera të tenderimit. Ndërtimi i kanalizimit në Smirë planifikohet të kryhet gjatë vitit 2013
