Autor: Tefik Salihu

Përveç Forumit për Iniciativa Qytetare-FIQ, i cili tashmë është i njohur për bashkëpunimin dhe projektet që i ka mbështetur në Smirë, edhe Organizata Joqeveritare Inicativa për Progres-INPO, interesohet për nivelin dhe mënyrën e organizimit të jetës publike në fshat, e sidomos për qytetarinë aktive. Drejtori i INPO-s, Samir Reka, ka vizituar personalisht, të shtunën, Smirën, me ç`rast është pritur nga kryetari i fshatit Bekim Azizi. Reka tha se aktivitetet dhe aksionet si dhe puna vullnetare që bëhet këtu, e kanë nxitur që të njihet më përsëafërmi me jetën dhe zhvillimet në Smirë.   “Edhe INPO si organizatë, përveç tjerash e…

Read More

Me një takim ku morën pjesë përfaqësues të lagjeve të Smirës, përfaqësues të komunës së Vitisë dhe të kompanisë Pro-Ing nga Prishtina, e cila ka fituar tenderin për përpilimin e projekteve në komunën e Vtisië, ka nisur zyrtarisht hartimi projektit të kanalizimit në fshatin Smirë. Sabri Sherifi nga Zyra e projekteve në komunën e Vitisë ka treguar për procedurat e tenderit për hartimin e projekteve në komunë, të cilin e ka fituar kompania Pro-Ing nga Prishtina. Ai tha se tash e tutje të gjitha projektet që do të financohen nga komuna, do të hartohen nga kjo kompani. Përfaqësuesi i Pro-Ing,…

Read More

Halit Ademi, si i propozuar nga kryesia e Degës së AAK-së në Viti, është zgjedhur kryetar i nëndegës së kësaj partie, në Smirë. Ai deri tani ka qenë nënkryetar i kësaj nëndege. Në Kuvendin zgjedhor, që u mbajt sonte, u zgjodh edhe kryesia e re në këtë përbërje: Taulant Ramadani, Isuf Sylejmani, Visar Bajrami, Blerim Bajrami, Granit Ramadani dhe Gazmend Hyseni.  Në këtë Kuvend morën pjesë edhe struktura udhëheqëse të Degës së AAK-së në Viti.      

Read More

Njoftohen të afërmit, bashkfshatarët, miqtë dhe dashamirët, se ngushëllimet për të ndjerin Bekim (Nazim) Ibrahimi, do të pranohen edhe në Gjermani. E pamja do të jetë e hapur, të dielën, më 10 mars 2013, nga ora 10:00 deri në orën 18:00, në adresën: Ohmstrasse 40/46, 33334 Gütersloh. Tel. për kontakt: 052412333989 mobil: 017664921395, Danush Ibrahimi. Bekim Ibrahimi ndërroi jetë më 7 shkurt 2013, pas një sëmundje të shkurtër në Qendrën Klinike dhe Universitare, në Prishtinë.

Read More

Njoftohen të afërmit, bashkëfshtarët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i Besnik (Rexhep) Qamilit, do të bëhet të premten, më 8 mars 2013, në orën 13:00, në varrezat e Shabanajve në Smirë. Besniku, humbi jetën në moshën 38 vjeçe, në një aksident në vendin e tij të punës në Francë. Ai  kishte migruar vite më parë në qytetin Chartres ku jetonte me familjen. Ngushëllime familjes Qamili dhe të afërmve të të ndjerit!

Read More

        Shkruan: Isa Sadiku, veteran i arsimit   Kushtuar veteranëve të arsimit të fshatit Smirë, prej vitit 1946 deri më 2012. Veteranët e arsimit të cilët filluan të punojnë menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në procesin edukativ-arsimor, si në vendlindje ashtu edhe në treva tjera të Kosovës, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe maksimal në përhapjen e diturisë dhe zhvillimit të kësaj fushe, edhe pse në kushte tejet të vështira, krahasuar me ato të ditëve të sotme. Ata punuan me   një përkushtim dhe vullnet të çeliktë për të aftësuar gjeneratat e reja dhe…

Read More

          Shkruan: Feriz Ahmeti, veteran i arsimit “Mësuesi një ambasador në Mbretërinë e dijes, mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij-morali”. . Në gjysmën e dytë të shek. IXX, intelektualët shqiptar ishin vetëdijesuar se ishte koha e fundit për ndërgjegjen kombëtare. Ata filluan të organizoheshin për formimin e  klubeve dhe komiteteve shqiptare nëpër qendrat urbane të Perandorisë Osmane.   Më aktivi ishte Komiteti kombëtar i Stabollit nën udhëheqjen e Abdyl Frashërit. Ky komitet i fton të gjitha klubet dhe komitetet tjera shqiptare që t`i koordinojnë punët në ngritjen e vetëdijes te shqiptarët për identitet…

Read More

Shkolla e mesme e ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” e Smirës, ka zënë vendin e parë bashkë me shkollën “Bafti Haxhiu”, të Vitisë, në garën komunale të diturisë. Këto dy shkolla kanë marrë pikë të barabarta nga 65 secila, në kuizin e dijes, të organizuar nga Drejtoria e Arsimit e Vitisë, për nder të 7 Marsit-Ditës së shkollës. Vendin e dytë e ka zënë shkolla e Ramjanit, kurse në vendin e tretë është plasuar shkolla e Pozheranit. Drejtori komunal i Arsimit, Fehri Qerimi, ka thënë për portalin tonë se në këtë garë morën pjesë gjithsej 18 shkolla të mesme të…

Read More