Autor: Tefik Salihu

Veterarani i luftës së UÇK-së, Bislim Bislimaj, nga Drobeshi, po punonte të premten, në Viti, bashkë me ekipin në ndërtimin e shtëpisë dedikuar familjes së dëshmorit të kombit, Skender Salihu nga Smira. Aksioni ka nisur nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, me insistimin e dajallarëve të fëmijëve të dëshmorit. Nisma është mbështetur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila është duke i paguar mjeshtrit. Pas sensibilizimit të vullnetmirëve, aksioni po ndihmohet në forma të ndryshme, qoftë me punë vullnetare, apo me material të nevojshëm ndërtimor. “Kështu, Sali Abdullahu nga Debelldehu, Prof. Dr. Sali Salihu nga Vitia…

Read More

Njoftohen prindërit se regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë dhe parafillor në shkollën fillore ”Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, ka filluar nga 20 maji 2013 dhe zgjat deri më 20 qershor 2013. Kushtet për regjistrim janë: 1.Fëmija duhet të ketë certifikatë të lindjes 2.Fëmija duhet të ketë mbushur moshën minimale 6 vjet (për klasën e parë), ndërsa 5 vjet për parafillor. Smirë, 20.05.2013                                                      Drejtori i shkollës: Naim Agushi

Read More

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 75 vjeçare, të dielën në mëngjes, ka ndërruar jetë Lebibe Imeri (nëna e Avdyl, Qahil, Mifail e Halim Imerit). Varrimi është caktuar për në orën 19:00, në Smirë, kur pritet të mbërrijnë familjarët  e saj nga Zvicra. Ngushëllime familjes Imeri dhe të afërmve të së ndjerës.

Read More

Edon Demiri nga kl. IX-1, nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, është fitues i krosit shkollor në konkurrencën e djemve, që u organizua të shtunën më 18 maj 2013, nga arsimtari i Edukatës FIzike, Shaqir Ibrahimi. Edoni shtegun e gjatë 600 metra, e kaloi për 2 minuta e 40 sekonda Vendin e dytë e zuri Gjelbrim Misini (IX-1) me kohën 2 minuta e 49 sekonda, kurse i treti në cak arriti Real Misini nga kl. IX-2, për 2 minuta e 52 sekonda. Tek vajzat e para doli Fitore Quni nga kl. IX-2, me…

Read More

Nxënësit e tri klasave të para në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, e shënuan me festë përfundimin e librit të tyre të parë-Abetares. Mësuesit Mustafë Osmani, Shejnaze Sadiku dhe Besa Muharremi kishin organizuar me nxënësit e vet një festë të vërtetë. Ata prezantuan para prindërve dhe mësimdhënësve e nxënsve një program artistik, me recitime, këngë e valle. Një pjesë të madhe të programit, ia kushtuan pikërisht Abetares-mjetit që u dha alfabetin.   Shkolla ishte mbushur plot gëzim e hare. Të gjithë ishin të kënaqur që nxënësit kanë arritur ta përvetësojnë suksesshëm alfabetin dhe tash…

Read More

Njoftohet qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca 4 e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me 14.05.2013 ( e martë) në ora 10:00 dhe është e hapur për të interesuarit. Rendi i ditës: 1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e III-të e rregullt e kuvendit komunal. 2. Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2013. 3. Propozim-vendim për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm te ngastrat kadastrale me nr.1467-3,1468-0 dhe 1055-3 në zonën kadastrale në Pozheran. 4. Propozim-rregullore për barazi gjinore. 5. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit, bartjen e të drejtës së shfrytëzimit të tokës…

Read More

Smirasi i ri, Blerim (Ismet) Rashiti, me punë në Bazel të Zvicrës, ka ardhur për disa ditë në vendlindje. Por pushimin e tij, ia ka kushtuar bashkësisë ku ka kaluar fëmijërinë e tij. Ai me mjete të veta financiare ka blerë materialin e nevojshëm dhe po e ngjyros vullnetarisht minaren e xhamisë së fshatit. Në këtë vepër humane, po i ndihmon kusheriri i tij, Avniu.   Karakteristikë e gjithë këtij tregimi është puna në mënyrë të veçantë dhe mjaft impresionuese-jo në skele, por me ndihmën e litarëve, si “Spiderman” i vërtetë. Blerimi tërë kohën rri i kacavjerur dhe i sillet…

Read More

Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com është prezantuar në rubrikën “Mikrofoni në mesin tuaj”, në Radio “Kosova”. Njëri nga krijuesit dhe mirëmbajtësit e faqes, Tefik Salihu, i intervistuar nga gazetari Agron Abazi, ka folur për rrugëtimin, funksionimin, qëllimet dhe synimet si dhe statistikat që ka arritur ky mjet komunikimi e informimi për dy vite e katër muaj të punës së saj. Dëgjoni intervistën e plotë.

Read More