Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 75 vjeçare, të dielën në mëngjes, ka ndërruar jetë Lebibe Imeri (nëna e Avdyl, Qahil, Mifail e Halim Imerit). Varrimi është caktuar për në orën 19:00, në Smirë, kur pritet të mbërrijnë familjarët e saj nga Zvicra. Ngushëllime familjes Imeri dhe të afërmve të së ndjerës.