Në bazë të Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në tërritorin e Vitisë, të premten më 12 prill 2013, nga ora 19:00, do të organizohen zgjedhjet për kryetar dhe këshillin e fshatit Smirë. Takimi organizohet në lokalet e shkollës. Të drejtë për të zgjedhur dhe për t`u zgjedhur kanë të gjithë banorët e përhershëm të fshatit, mbi 18 vjet. Këshilli lokal i fshatit duhet të ketë nga 7 deri në 11 anëtarë, varësisht si e përcaktojnë banorët prezent në takim. Për anëtarë të Këshillit të Fshatit me mandat 4 vjeçar, do të zgjedhen…
Autor: Tefik Salihu
Monumentet e gjetura në Smirë. Fotografi nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore Prof. Dr. Edi Shukriu, në një intervistë të mëhershme për Radio Kosovën, ndër të tjera ka folur për punën e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, kryetare e së cilit është; Për rolin e Akademisë së Shencave dhe të Arteve të Kosovës për trashëgiminë kulturore; Për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë; Për artefaktet që janë marrë në Serbi si dhe për rëndësinë e monumenteve arkeologjike të gjetura në Smirë, më 1988. Një pjesë të kësaj interviste ua sjellim në vazhdim. “Radio Kosova”: Zonja Shukriu, cili…
Dëshmorët Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri janë kujtuar në 14-vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë nderuar veprën dhe sakrificën e tyre, duke bërë homazhe dhe duke vendosur kurora lulesh në vendin e rënies, te përmendorja në qendër të fshatit dhe pranë varreve të tyre, në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Viti. LAVDI!
Me një manifestim rasti, në Smirë u shënua Dita e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”. Drejtori Naim Agushi duke ua uruar këtë ditë kolektivit dhe nxënësve, paraqiti para të pranishmëve një historik të shkurtër të shkollës. “Shkëndijat e para të arsimit në këtë fshat datojnë që nga viti 1945. Mësimet e para të të rinjëve ua ofroi hoxha i fshatit Nebi Zuka. Nxënësit e fshatit tonë pasi kryenin klasën e katërt, deri në vitin 1954, klasat e larta i kryenin në Kabash. Nga ky vit e deri më 1971, klasat e larta transferohen në Goshicë.…
Në bazë të Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në tërritorin e Vitisë, të premten më 12 prill 2013, nga ora 19:00, do të organizohen zgjedhjet për kryetar dhe këshillin e fshatit Smirë. Takimi organizohet në lokalet e shkollës. Të drejtë për të zgjedhur dhe për t`u zgjedhur kanë të gjithë banorët e përhershëm të fshatit, mbi 18 vjet. Kurse Këshilli lokal i fshatit duhet të ketë nga 7 deri në 11 anëtarë, varësisht si e përcaktojnë banorët prezent në takim. Për anëtarë të Këshillit të Fshatit me mandat 4 vjeçar, do të…
Këshilli Veprues Komunal i formuar enkas për dukuritë negative në shoqëri, mbajti një ligjëratë me nxënësit e klasave të nënta në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Temat të cilat u trajtuan ishin: duhani, drogat dhe llojet e saja. Për pasojat e këtyre dukurive negative pjesëmarrësve u ligjëroi Shqipe Rexhepi-psikologe. Për ndikimet e duhanit dhe drogave, në aspekte shëndetësore, sociale, ligjore etj, folën edhe anëtarë tjerë të Këshillit Veprues Komunal, Heset Ukshini nga Enti për Çështje Sociale, një përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe një mjeke. Ligjëratë mbi dukuritë negative në shoqëri, sidomos tek të…
Homazhet për nder të 14-vjetorit të rënies së dëshmorëve të fshatit Smirë, Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri, do të fillojnë nesër, më 5 prill 2013, në orën 9:00, në vendin e rënies së tyre, në Smirë. Nderime dëshmorëve do t`u bëhen edhe tek përmendorja e ngritur për ta në qendër të fshatit. Kurse në orën 10:00 homazhe dhe vendosja e kurorave me lule, do të bëhen edhe pranë varreve të tyre, në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Viti.
Në Smirë po zhvillohet turneu tradicional “Smira 2013”, që organizohet për nder të 5 Prillit-Ditës së Dëshmorëve. Aktualisht po zhvillohen ndeshjet eliminatore, kurse finalja e turneut do të luhet më 4 prill 2013 nga ora 18:00. Kjo ngjarje sportive iu kushtohet dëshmorëve të Smirës, të cilët ranë për liri, 14 vite më parë. Truneu i cili ka pëfshirë 12 ekipe, po ndiqet me interesim të madh nga shumë qytetarë të Smirës.
• Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.
Nuk ka nevojë që kompanitë ta harxhojnë të holla për të paguar reklama në media. Produktet e tyre shihen kudo nëpër natyrë, në paketimet që i kanë gjuajtur qytetarët e pandërgjegjshëm.
