Njoftohet qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca 4 e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me 14.05.2013 ( e martë) në ora 10:00 dhe është e hapur për të interesuarit.

Rendi i ditës:

1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e III-të e rregullt e kuvendit komunal.

2. Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2013.

3. Propozim-vendim për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm te ngastrat kadastrale me nr.1467-3,1468-0 dhe 1055-3 në zonën kadastrale në Pozheran.

4. Propozim-rregullore për barazi gjinore. 5. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit, bartjen e të drejtës së shfrytëzimit të tokës në pronësi shoqërore pronë e komunës së Vitisë në shfrytëzuesin e përkohshëm Bashkësia Islame në Viti-për qerdhen e fëmijëve në fshatin Drobesh.

Leave A Reply