Me takimet në fshatrat Korishë dhe Skorobishtë të Prizrenit, Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ dhe Smira, kanë përfunduar ciklin e ligjwratave për qytetari aktive, në kuadër të projektit “Rritja dhe forcimi i aktivizmit qytetar”. Kryetari i deritanishëm i Smirës, Bekim Azizi dhe njëri nga mirëmbajtësit e faqes së internetit arkiva.fshatismire.com, Tefik Salihu, kanë prezantuar para këshillave dhe aktivistëve të 10 fshatrave, në pesë komuna të Kosovës modelin e organizimit dhe realizimit të inciativave, aksioneve e projekteve në baza vullnetare në Smirë. Zëvendësdrejtori i FIQ-it, Nazim Haliti, thotë për portalin tonë se nga të gjitha takimet është parë gatishmëria e qytarëve…
Autor: Tefik Salihu
Jeta është sikur ngasja e biçikletës-për të ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrosh gjithnjë në lëvizje. /Albert Einstein/
Nuk mund të hipësh lart, nëse shikon poshtë
Shembulli i mirë i aktivizmit qytetar dhe i organizimit të aktivitetetve dhe aksioneve vullnetare në fshatin Smirë, ka qenë temë e njërës nga kronikat në emisionin “Korrespondenca”, në Radio “Kosova”. Në këtë material, aktivistë të Smirës dhe zyrtarë të Forumit për Iniciativa Qytetare-FIQ, si organizatë partnere, kanë folur për projektet, punën, funksionimin e faqes së internetit, mënyrën e organizimit dhe gatishmërinë e banorëve për të kontribuar për vendbanimin e tyre. Ky emision u transmetua të shtunën, më 20 prill 2013, nga ora 18:00, në Radio “Kosova” Degjojeni kronikën
Kush vjen rrallë-ha bakllavë, kush vjen shpesh-ha përshesh. /KRUJË/
Kështu duken varrezat në hyrje të fshatit Smirë, pas pastrimit që ua kanë bërë, para pak ditësh, disa qytetarë, me iniciativë të tyre.
Udhëheqësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një takim me banorë të fshatit Smirë, i njoftoi ata me qëndrimet e kësaj lëvizjeje për zhvillimet aktuale politike, por njëkohësisht edhe prezantoi programin dhe alternativën qeverisëse të saj për zgjidhen e problemeve kryesore në vend. Ai ka thënë se sot në Kosovë e kemi shtetin e dobët, sepse e kemi pushtetin e korruptuar. Për të dalë nga kjo situatë, Kurti mendon se është e domosdoshme të mos vazhdojë dialogu i përhershëm me Serbinë, me ç`rast sipas tij, asaj po i bëhen lëshime, e Kosovës po i dëmtohet funskionimi i shtetit dhe…
Kryetari i deritanishëm i fshatit Smirë Bekim Azizi duke prezantuar aktivitetet dhe organizimin qytetar të Smirës, me banorë të Zhegrës së Gjilanit, në kuadër të një projekti të Forumit për Iniciativa Qytetare-FIQ. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtoresha ekzekutive e FIQ-it, Dajana Berisha, zv/drejtori Nazim Haliti dhe zyrtarja për komunikim Arieta Rexhepi.
Afrim (Shefki) Salihu është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të fshatit Smirë, në zgjedhjet që u mbajtën sonte, duke marrë numrin më të madh të votave nga rreth 60 pjesëmarrës sa ishin në takim. Anëtarë të Këshillit u zgjodhën: Imri Sahiti, Sami Haliti, Zijadin Ahmeti, Shaban Azemi, Izer Zuka, Miradije Halili. Afrim Salihu u lind më 1 qershor të vitit 1969 në Smirë. Ka mbaruar Shkollën e Lartë të Gjuhës Angleze në Prizren. Para luftës së fundit për 5 vite ka punuar si arsimtar i Gjuhës Angleze në Smirë. Pas luftës ka punuar si përkthyes në UNMIK, pastaj në…
Foto: Gafurr Sahiti Pemët kanë filluar të lulëzojnë me të madhe, pas ngrohjes së motit, duke i dhënë pamje të bukur Smirës. Meteorologët për ditët në vazhdim parashikojnë mot edhe më të ngrohtë, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 21 shkallë celsius. Kështu që do të kemi edhe më shumë lule e aromë të këndshme.
