Edon Demiri nga kl. IX-1, nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, është fitues i krosit shkollor në konkurrencën e djemve, që u organizua të shtunën më 18 maj 2013, nga arsimtari i Edukatës FIzike, Shaqir Ibrahimi. Edoni shtegun e gjatë 600 metra, e kaloi për 2 minuta e 40 sekonda Vendin e dytë e zuri Gjelbrim Misini (IX-1) me kohën 2 minuta e 49 sekonda, kurse i treti në cak arriti Real Misini nga kl. IX-2, për 2 minuta e 52 sekonda.
Tek vajzat e para doli Fitore Quni nga kl. IX-2, me kohë 3 minuta e 35 sekonda, e dyta ishte Ylljeta Maliqi nga IX-2 me kohën 3 minuta e 38 sekonda dhe e treta Anduena Ramadani me kohën 3 minuta e 59 sekonda.
Sipas arsimtarit Shaqir, kjo është një garë e paraparë me planprogramin e rregullt mësimor. “Përveç që plotësojmë planin mësimor, ky aktivitet është i rëndësishëm edhe për argëtim, relaks dhe për socializim më të mirë të nxënësve. Natyrisht është edhe një lloj stimulimi i nxënësve që të merren më shumë me sport dhe të kultivohet shpirti garues midis tyre”, thotë arsimtari Shaqir.
Ai thotë se është i kënaqur me nivelin e nxënësve, sepse përafërsisht edhe vitin e kaluar janë shënuar rezultate të mira.