SAM_0360Nxënësit e tri klasave të para në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, e shënuan me festë përfundimin e librit të tyre të parë-Abetares. Mësuesit Mustafë Osmani, Shejnaze Sadiku dhe Besa Muharremi kishin organizuar me nxënësit e vet një festë të vërtetë. Ata prezantuan para prindërve dhe mësimdhënësve e nxënsve një program artistik, me recitime, këngë e valle. Një pjesë të madhe të programit, ia kushtuan pikërisht Abetares-mjetit që u dha alfabetin.

 

Shkolla ishte mbushur plot gëzim e hare. Të gjithë ishin të kënaqur që nxënësit kanë arritur ta përvetësojnë suksesshëm alfabetin dhe tash e tutje të jenë të gatshëm të shtojnë dijen dhe njohuritë e veta. U tha se ky është kurorëzim i punës dhe angazhimit të mësuesve, vet nxënësve dhe prindërve. Të gjithë uronin njëri-tjetrin për suksese të reja.

Mësuesi Mustafë Osmani tha se ky manifestim është i veçantë, sepse kjo gjeneratë sivjet për herë të parë e përdori abetaren e përbashkët gjithëkombëtare. “Nuk e patëm lehtë, megjithatë jemi krenar që i zhvilluam shkronjat nga një abetare e cila është dhe do të mbetet krenari e gjithë kombit”, tha ai.

 

Drejtori i shkollës Naim Agushi duke përshëndetur këtë manifestim, iu uroi nxënësve Festën e Abetares, shumë suksese e shëndet të mirë. “Sot për të gjithë ne është festë e rëndësishme, e sidomos për këtë fëmijë, sepse për ta sot është hapur një kapitull i ri i dritës dhe dijes. Kjo u vërtetua edhe me programin shumë të mirë që e shfaqën para nesh. Por, padyshim për këtë një meritë e veçantë u takon mësuesve sidomos atyre të klasave të para, të cilëtia dhanë dritën këtyre fëmijë duka ua mësuar 36 shkronja të alfabetit të gjuhës shqipe. Edhe ju prindër duhet të jeni krenar për fëmijët tuaj. Rruga për të ecur përpara është e tyre, por padyshim është detyrë e jona që t`i udhëzojmë drejt”, ka thënë drejtori Agushi.

Ai nderoi me mirënjohje për suksesin e treguar tre mësuesit e klasave të para, Mustafë Osmanin, Shejnaze Sadikun dhe Besa Muharremin si dhe Brahim Ademin, i cili deri para një kohe ka qenë mësues i njërësnga klasat e para.

Për dallim nga herat tjera, sivjet Festa e Abetares në Smirë u organizua nga tri paralelet bashkë. Kremtja, përfundoi me një koktej rasti për të pranishmit. Nxënësit u përgëzuan për suksesin e arritur dhe për programin që shfaqën. Të gjithë u kënaqën në atmosferë të këndshme.

“Festa e Abetares”, është bërë manifestim tradicional në shkollat e Kosovës, nga viti 2009, sipas një vendimi të ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj.

Leave A Reply