P1020777Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në diasporë, janë kënaqur në takimin tashmë tradicional që e mbajnë në Gjenevë të Zvicrës.

Mërgimtarë kryesisht nga Zvicra por edhe nga shtetet tjera përreth, u tubuan nnë festën që organizohet nga Kryesia e Smirasve në Zvicër.

Është ky viti i tretë me radhë që smirasit mblidhen, argëtohen, bisedojnë njihen më mirë me njëri-tjetin dhe kënaqen së bashku.

 

Edhe kësaj radhe na vijnë lajme të mira nga Gjeneva. Atmosfera ishte impozante, e ngrohtë dhe vëllazërore. Smirasit

 

që nga ora 14:00,  janë argëtuar deri në orët e vona të mbrëmjes,  bashkë si vëllezër të një sofre, me specialitetet që vet i kanë dërguar aty.

Njëri nga anëtarët e Kryesisë së Smirasve në Zvicër, Ramadan Rrahmani, i cili na ka dërguar edhe foto nga takimi, ka thënë përmes e-mailit se ka qenë një mbrëmje e mrekullueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

“Kemi kalu nje festë për mrekulli, atmosefera ka qenë shumë vëllazërore. Mendoj se kjo po ndodhë për shkak se njerëzit tashmë po njihen edhe po janë më të lirë në mes vete. Por edhe ne si udhëheqës të programit kemi bërë përvojë nga vitet e kaluara. Kemi pasur shumë komplimente për të mirë dhe kërkesa qe asesi mos me e ndalë këtë organizim se vertetë është i qëlluar. Momenti i dorëzimit të flamurit apo emblemës së Smirës, që është dhuratë e fshatit për diasporën,  ka qenë shumë domethënës edhe prekës për të gjithë të pranishmit. Një falënderim dhe pershendetje shume vëllazërore për këtë i shkon  Kryesisë së fshatit Smirë”, ka shkruar Dani.

Leave A Reply