Mensur_AdemiMensur Dika kishte dalë të premten te vendi i quajtur “Dubrava”, në rrugën Smirë-Kabash, për t`iu bashkuar aksionit për pastrimin e ambientit, “Ta pastrojmë Kosovën” që u zhvillua në nivel vendi. Ai kishte shprehur gatishmërinë për të ofruar kamionin e tij për të larguar mbeturinat që janë grumbulluar në deponinë e egër në atë vend.

“Unë kam vendosur që sot gjithë ditën të jem në dispozicion me gjithë kamionin tim dhe të kontribuoj sadopak për një ambient më të mirë. Fshati ka nevojë të pastrohet, por sidomos këtu janë hedhur shumë mbeturina. Përndryshe, Komuna e Vitisë na ka hequr shpenzimet e karburanteve”, tha Mensuri për fshatismire.com.

Aksioni për pastrim është shtrirë edhe në pjesë të tjera të Smirës. Grupe qytetarësh dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, kanë pastruar hapësirat publike nëpër fshat. Kryetari i ri i Këshillit të fshatit, Afrim Salihu, tha se sidomos punë e mirë është bërë me pastrimin e skajoreve të rrugës kryesore të fshatit deri te shkolla. “Një grup qytetarësh si Jahja Zuka, Jakup Demiri, Izer Zuka, Shaqir Ibrahimi, Shpend Zuka, Nexhat Ibrahimi, Fevzi Ademi, Drin Demiri, Edon Demiri, Halil Zuka, Rinor Sahiti dhe Ardit Avdyli, Shaban Azemi dhe disa nxënës nga kl. IX-1, nuk janë ndalur prej orës 10:00 deri në orën 17:30. Me aksionin është solidarizuar mërgimtari Fadil Misini me qëndrim në SHBA, i cili ka siguruar drekën dhe pijet për aksionistë dhe na ka vizituar disa herë gjatë ditës”, thotë Afrimi. 

Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” synon mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Në këtë ditë, qytetarëve i janë bashkuar edhe zyrtarë institucionesh, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të FSK-së, etj.

Leave A Reply