Në varrezat e Lagjes Aliaj, në Smirë, është varrosur sot Hysen Haliti (1948), i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në fshatin Partesh të Gjilanit.
Policia tha se një veturë e ka goditur të ndjerin në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, i cili nga pasojat e lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë i dyshuari i panjohur-drejtuesi i automjetit më pas është larguar nga vendi i ngjarjes . Policia po bënë përpjekje për ta gjetur autorin e aksidentit.