Kryetari I Këshillit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu, iu ka drejtuar një urim të gjithë bashkëfshatarëve, kudo që janë, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Salihu, në mesazhin e tij u ka uruar atyre begati, lumturi dhe paqe ne familjet e tyre.

“Në këtë ditë të madhe, kur zemrat tona janë të mbushura me gëzim e dashuri, kur njerëzit janë mbledhur dhe po festojnë bashkë, uroj që Festa e Kurban Bajramit  të kalojë në atmosferë të ngrohtë dhe të reflektojë paqe, solidaritet dhe respect midis njerëzve. Uroj që bashkëfshatarët e mi, të kenë sa më shumë ditë dhe moment të gëzuara dhe të kenë mirëqenie”, thuhet në urimin e Kryetarit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu, me rastin e Kurban Bajramit. 

Leave A Reply