Shaip Haziri 001Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 63 vjeçe, në Baton Rouge të shtetit Lousiana, në SHBA, ka ndërruar jetë Shaip (Remzi) Haziri.

Arsimtari Shaip, gjatë jetës së tij ka dhënë kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra si punonjës i arsimit. Përveç kësaj ai ka qenë edhe aktivist i devotshëm i jetës kulturore, si një ndër të parët që i vuri themelet shoqërisë kulturo-artistike të fshatit “Januz Ramadani” dhe si anëtar shumëvjeçar i saj.

Koha e varrimit nuk është caktuar, akoma derisa të kryhen procedurat e nevojshme për ta sjellë kufomën e tij nga SHBA në vendlindje.

Deri atëherë, vizitat për ngushëllime mund të bëhen tek shtëpia e Ismajl (Sadik) Rexhepit.  

Ngushëllime familjes Haziri dhe të afërmve të të ndjerit.  

Leave A Reply