“Oferta e dytë është lista e kandidatëve për asamble komunale ku nga fshati Smirë janë dy: Izet Ramadani dhe Fatime Bekteshi. Ne zotohemi se me kryetarin Hafir Hoxha fshatin Smirë do ta ngrisim në vendin që e meriton në komunën e Vitisë. Ky fshat me afro 4500 banorë, është fshati i dytë në komunë për nga numri i banorëve dhe radhitet në vendin e tretë për nga niveli I pagesës së tatimit npronë, kurse për nga përfitimet që merr nga ky fond radhitet shumë më poshtë. Smira nuk ka ujësjellës, kanalizimi po ndërtohet në fushatë zgjedhore dhe nuk dihet kur përfundon, përfaqësimi i Smirës në institucione lokale është shumë i vogël , në postet politike është i papërfillshëm, Smira duhet të kërkojë alternative dhe të votojë në interest ë qytetarëve, e jo të klaneve dhe individëve të caktuar”, tha Ramadani.
Kandidati i koalicionit AAK-LDD për të parin e Vitisë, Hafir Hoxha, tha se Smira është një vend ku njeriu ka dëshirë të jetojë dhe është një vend ku mendon dhe ka dëshirë me u zhvillu dhe me u tërheqë Vitia këndej.
E, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se këtij subjekti politik po i vjen dita e vet, për të marrë qeverisjen dhe për të kryer punët që i ka në programin e saj.
“Tani jemi të lirë dhe jemi bërë shtet. Por cili është interesi jonë më i madh? Për më shumë se kaq, sot kemi nevojë për qeverisje të mire, pra sistemi. Dhe sa më e mirë të jetë qeverisja aq më e mirë do të jetë jeta jonë. Pra, përveq se kemi nevojë për infrastrukturë, për shkolla, kanalizim, ujësjellës. rrugë e objekte tjera, kemi nevojë edhe për një vend pune, por kemi nevojë edhe t`i drejtohemi institucioneve kur kemi ndonjë telashe. Ne kemi bërë përpjekje me dhanë këtë qeverisje të mire dhe tani jemi në rrugë të mire”, ka thënë Haradinaj.