“Shaip Haziri lindi më 25.02.1950 në Smirëi. Shkollën fillore e filloi në Smirë dhe e mbaroi në Goshicë. Nevoja për dije dhe për mësues ishin të mëdha. Shaipi u regjistrua në shkollën e mesme ‘’Normale’’ në Shkup, e cila shkollë ishte shtyllë kryesore në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. Shaipi punoi në shumë shkolla ku më 1971 filloi në fshatin Brest (Shkup) pastaj vazhdoi në Goshicë, Skifteraj, Vërbofc, Viti. Kurse në vitin 1978 vazhdon punën në Smirë deri në mars të vitit 1992. Përpos punës edukative-arsimore Shaipi u mor edhe me aktivitete të lira. Ai ishte një ndër të parët themelues të Shoqërisë Kulturore-Artistike “Jonuz Ramadani”, ku këto vite kishte suksese të konsiderueshme në Smirë. Në vitet 1999 Shaipi ishte në shënjestër të forcave të armatosura policore dhe ushtarake sërbe,ku në fund të muajit prill po të këtij viti Shaipi ra në dorën e e tyre. Ai gjatë tërë natës ishte rrahur dhe maltretuar, me ç`rast kishte marrë lëndime të rënda trupore. Pastaj, u detyrua të largohet me familjen e ngushtë për në Shkup.E më vonë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjalët e fundit të Shaipit ishin “Të më varrosni në Smirë”, u tha nga ish-kolegët në ceremoninë mortore.
Ish-arsimtari dhe aktivisti Shaip (Remzi) Haziri ndërroi jetë më 29 shtator në Baton Rouge të shtetit Louisiana në SHBA.