Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e fushave sportive në oborrin e shkollës në Smirë. Projekti përfshin asfaltimin e fushës së futbollit të vogël dhe volejbollit, me rrethoja adekuate mbrojtëse si dhe me tribina. Me inicimin dhe propozimin e e Vetonit, GLV ka aplikuar me këtë projekt si më me prioritet në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për aprovimin e tij. Projekti në vlerë 25 mijë euro, financohet nga Ministria e Bujqësisë, kurse 30%të mjeteve janë zotuar nga komuna e Vitisë. Projektin e ka bërë vullnetarisht “Arch Design”, e Mentor Ibishit, kurse punët pritet të përfundojnë brenda 15 ditësh.