Lidhja Demokratike e Kosovës në Viti, ka hapur fushatën parazgjedhore, me një tubim me anëtarë dhe simpatizantëve të saj. Kryetari LDK-së Isa Mustafa, duke iu drejtuar pjesëmarrësve u shpreh se më 8 qershor do të jetë një ditë e madhe që është edhe historike, që shënon largimin e kësaj qeverie në ikje, është një ditë e madhe jo vetëm për LDK-në por do të jetë një fitore për gjithë qytetarët e Kosovës. ÂÂÂ “Fitorja jonë në këto zgjedhje është fitore e familjeve tona, e njerëzve tanë, qytetarëve tanë, e shqiptarëve, e prosperitet dhe ardhmërisë sonë, andaj i bëjë ftesë gjithë…
Autor: Tefik Salihu
Në tubimin e Lëvizjes VV në Viti nga kandidatët për deputetë u tha se qeverisja e ardhshme do të jetë e përgjegjshme dhe e angazhuar për një jetë më të mirë. Kryetari i Lëvizjes VV Albin Kurti para qytetarëve të të Vitisë tha se Lëvizja kaÂÂÂ edhe mundësinë edhe garancionin për ndryshimin. “Ne nuk ia kemi pasur borxh këtë situatë të mjerueshme, por këta politikanë si duket ia kanë pasur me borgj dikujt, e këtë borxh le ta paguajnë’, ka thënë Kurti. Sipas tij,ÂÂÂ do të katërfishohen investimet në shëndetësi, kurse arsimi do të jetë pa pagesë. ÂÂÂ Kurti ka…
Disa nxënës po luajnë basketboll në oborrin e Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, për herë të parë në historinë e kësaj shkolle. Koshat me standarde janë donacion nga Haxhi Ramadan Misini dhe familja e tij.
Nxënësit e klasave të para në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, e shënuan me festë përfundimin e librit të tyre të parë-Abetares. Ata prezantuan para prindërve dhe mësimdhënësve e nxënsve një program artistik, me recitime, këngë e valle. Të gjithë ishin të kënaqur që nxënësit kanë arritur ta përvetësojnë suksesshëm alfabetin dhe tash e tutje të jenë të gatshëm të shtojnë dijen dhe njohuritë.
Dr. Ismail Bekteshi, nga Smira, është kandiduar nga Partia Liberale e Kosovës, në listën e AKR-së, për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 8 qershorit. Dr. Ismajli ka lindur me 20.06.1960 në Smirë, ku edhe jeton.Shkollen fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Viti, kurse Fakultetin e Mjekësisë dhe specializimin nga fusha e epidemiologjisë, i mbaroi në Prishtinë. Ka punuar si mjek shkollor në shkollën fillore në Smirë, në periudhën 1997-2001 ka qenë profesor i mjekësisë ne SH.M.M “DR. Asllan Elezi ” në Gjilan, pastaj ka qenë edhe zyrtar rajonal për shëndetësi, pranë Ministrisë e Shëndetësisë orej…
Profesoresha Vlora Hasani nga Smira është kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo në zgjedhjet e 8 qershorit, do të garojë në listën e AAK-së. Aktualisht është profesoreshë e Gjuhës Angleze në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. BIOGRAFIA:Vlora Hasani, u lind më 05.02.1976 në Suharekë.Shkollën fillore dhe të mesmen-gjimnazin i mbraoi në vendlindje.Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë-Gjuhë dhe Letërsi Angleze.Përveq kësaj, ajo ka studiuar edhe në Fakultetin Juridik. Aktualisht është duke i ndjekur studimet për Master për Marëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Juridik.ÂÂ Në vitin 2002 ajo e filloi punën si profesoreshë e Gjuhës Angleze në…
Shkruan: ZIjadin Sylejmani Shoqata “ SMIRA DARDANE “, së fundi ka bërë evidentimin e banorëve me prejardhje nga Smira që jetojnë në Shkup. Nga ky regjistrim del se në Shkup jetojnë 133 familje me 753 banorë me prejardhje nga Smira. Është për lavdatë, fakti se smirasit janë bërë faktorë dhe kanë mbaruar shkollime, por edhe bëjnë punë të respektuara. Kjo i bën ata ta mbajnë kokën lart. Në mesin e smirasve janë 46 studentë, të cilët së shpejti pritet të diplomojnë në fusha të ndryshme shkencore. Me fakultet të mbaruar janë evidentuar 79 persona, 11 Mr.shkence dhe 6 Dr.shkence. Kurse…
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 85 vjeçe, ka ndërruar jetë Halide Beqiri (gruaja e Beqir Beqirit). Â Ngushëllimet për të do të pranohen 5 ditë, nga 15 deri më 19 maj 2014. Â Ngushëllime familjes Beqiri dhe të afërmve të ndjerës !
Smira ka hapur një llogari të re bankare për deponimin e mjeteve financiare vullnetare nga banorët e saj, bizneset dhe njerëz e subjekte tjera që dëshirojnë të ndihmojnë. Llogaria e vjetër është mbyllur dhe mjetet janë bartur në llogarinë tjetër, në emër të njërit nga anëtarët e Këshillit të fshatit, Zijadin Ahmeti, kurse personat tjerë të autorizuar janë Afrim Salihu dhe Jakup Demiri. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës në fshat dhe të organiziminit të aktiviteteve të dobishme për komunitetin këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare me nr:1961748463021158 në Bankën…
Falë ndihmës së mërgimtarëve smiras, faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, është pajisur me një Lap-top të modelit HP Elite Book 6930p. Ky mjet i domosdoshëm i punës është blerë nga mjetet financiare që Kryesia e smirasve në Gjenevë i ka dedikuar ditë më pare për faqen e Smirës, por të cilat janë kontribut i të gjithë smirasve në diasporë. Ekipi i faqes i është mirënjohës diasporës për këtë dhuratë të çmueshme, e cila do të përdoret me efikasitet të lartë, për t`ju mbajtur të infomuar me zhvillimet dhe ngjarjet në fshat dhe për t`ju sjellë vendlindjen më afër.ÂÂÂ
