IMG 2428

Smira ka hapur një llogari të re bankare për deponimin e mjeteve financiare vullnetare nga banorët e saj, bizneset dhe njerëz e subjekte tjera që dëshirojnë të ndihmojnë. Llogaria e vjetër është mbyllur dhe mjetet janë bartur në llogarinë tjetër, në emër të njërit nga anëtarët e Këshillit të fshatit, Zijadin Ahmeti, kurse personat tjerë të autorizuar janë Afrim Salihu dhe Jakup Demiri.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës në fshat dhe të organiziminit të aktiviteteve të dobishme për komunitetin këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare me nr:1961748463021158 në Bankën Kombëtare Tregtare-BKT.

Dedikimi i mjeteve financiare do të bëhet me vendim të një strukture më të gjerë të fshatit dhe do të ketë arsyeshmërinë e duhur, kurse do të ketë edhe raportime të rregullta për mënyrën e harxhimit të mjeteve.

 

Leave A Reply