Autor: Tefik Salihu

Lëvizja Vetëvendosje, të mërkurën më 4 qershor do të organizojë takim me elektoratin. Me këtë rast, do të shpalosë programin qeverisës dhe do të prezantojë kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në takim do të marrë pjesë edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Tubimi do të mbahet në restorant “Dajti”, në Gërmovë, duke filluar nga ora 20:30.

Read More

Komanda e Brigadës 128, të ZOP, e ka nderuar me mirënjohje luftëtarin e UÇK-së bashkëvendasin tonë, Enver Arifi për kontributin e tij të dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999. ‘Mirënjohje për Enver Arifin, epror ushtarak, Brigada 128 ZOP, për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut, në kuadër të UÇK-së ‘, thuhet në këtë dokument, të nënshkruar nga komandanti i kësaj brigade, nënkolonel Ruzhdi Saramati. Enver Aifi, kishte lënë jetën në Gjermani dhe u ishte bashkuar radhëve të UÇK-së. 

Read More

Shkolla e Mesme e Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, përvec që ka fituar në garat e diurisë në nivel të komunës, është dëshmuar se ka nxënës talentë edhe në fusha tjera. Në garat komunale të organzuara nga Qendra Tregtare ‘ETC’, në Viti, me rastin e 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve, nxënësit e klasës së mësueses Shpresa Zuka zunë vendin e dytë në recitim, nxënësit e klasës së Adile Sahitit morën vendin e tretë në këndim, kurse grupi ‘Yjet’, i përbërë nga nxënëse të klasave të ndryshme, të cilat i ka përgatitur Sevdije Blenishti-Salihu, zuri vendin e tretë në vallëzim. 

Read More

Arbër (Riza) Ibishi, me qëndrim në Gjenevë të Zvicrës po vazhdon drejt sukseseve të reja në boks. Shikoni disa sukenca nga fitorja e tij e fundit në Versoix. Arbëri është kampion i Zvicrës Romande në kategorinë e tij.  Klinoni: https://www.youtube.com/watch?v=9gGG_S7TDvY

Read More

Smirasi Besar (Mirali) Shabani, i lindur  në Nyon të Zvicrës, është nisur me përkushtim rrugës së suksesit në futboll. Ai ëndërron që një ditë të bëhet pjesë e klubeve të mëdha botërore. Besari, merret me sport që nga mosha 4 vjeqare. Në fillim mori mësime në karate, derisa i bëri 7 vjet. Pastaj filloi t`i kushtojë vëmendje futbollit dhe u regjistrua në klubin ‘CF Rolle’. Besari vazhdoi ushrimet në këtë klub, i cili më vonë u zgjerua dhe u quajt ‘CF Rolle-Bursin-Perry’. Që nga fillimi, pra në moshën 7 vjece, ai luajti në cdo ndeshje të këtij klubi. Edhe sot…

Read More

Agim Agushi vazhdon me sukseset e tij në zhonglim me top. Më 31 maj 2014, në Gjakovë ai vendosi rekord t ë ri, duke ecur prapa dhe duke goditur topin me kokë. Ai eci mbrapa me top në kokë në distancë 4220 metra, në kohën prej 1 orë 31 minuta, 35 sekonda e 15 të qindtat. 

Read More

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushaten zgjedhore për zgjedhjet parlamentare edhe në Viti. Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, elektoratit vitias iu drejtua me fjalet se me Misionin e Ri do të fitojë i gjithë populli i Kosovës, sepse ky Mision dhe Qeveria e tij është përkujdesur për të gjitha kategoritë, duke filluar nga invalidët, veteranët, mësuesit, mjekët, FSK, policët e të tjerë.   Thaçi garantoi elektoratin se qeverisja e PDK-së do të krijojë fondin për punësim prej 1.5 miliard dollarësh si dhe krijimin e 200.000 vendeve të reja të punës. Ndërsa Ferid Agani nga Partia e…

Read More