ÂÂÂ
“Fitorja jonë në këto zgjedhje është fitore e familjeve tona, e njerëzve tanë, qytetarëve tanë, e shqiptarëve, e prosperitet dhe ardhmërisë sonë, andaj i bëjë ftesë gjithë qytetarëve qoftë të LDK-së apo edhe atyre që nuk janë anëtar të partisë sonë, që të votojnë kësaj radhe për ndryshime të thella që ne domosdoshmërisht ti bëjmë këtu, është votë kundër një pushteti i cili e ka qeverisur keq Kosovën, ose më mirë të themi kundër atyre që kanë sundua dhe po sundojnë Kosovën. Kosova nuk ka nevojë për sundues por ka nevojë për demokraci”, është shprehur Mustafa.
Ndërsa kryetari i degës së LDK-së në Viti, njiherit kryetar komune Sokol Haliti theksoi se Vitia dhe Anamorava janë grumbulluar të gjithë bashkë rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të mbështetur proceset jetike për Kosovën. “Dega e LDK-së në Viti dhe qytetarët e saj, presin nga ju i nderuar Mustafa që të udhëheqni vendin drejt zhvillimit, prosperiteti dhe integrimeve evropiane”, ka thënë Haliti.
Në këtë tubim elektoral, LDK në Viti ka promovuar kandidatët për deputet në parlamentin e Kosovës Musa Misini e Faruk Nura, si dhe kandidaten e propozuar nga dega e LDK-së së Kllokotit Kosovare Azemi.
ÂÂÂ