VV ne VITINë tubimin e Lëvizjes VV në Viti nga kandidatët për deputetë u tha se qeverisja e ardhshme do të jetë e përgjegjshme dhe e angazhuar për një jetë më të mirë.

Kryetari i Lëvizjes VV Albin Kurti para qytetarëve të të Vitisë tha se Lëvizja ka  edhe mundësinë edhe garancionin për ndryshimin. “Ne nuk ia kemi pasur borxh këtë situatë të mjerueshme, por këta politikanë si duket ia kanë pasur me borgj dikujt, e këtë borxh le ta paguajnë’, ka thënë Kurti. Sipas tij,  do të katërfishohen investimet në shëndetësi, kurse arsimi do të jetë pa pagesë.

 

Kurti ka thënë se me ardhjen  e Vetëvendosjes në pushtet, të gjithë kriminelët dhe kurruptuarit do të ndiqen nga organet e drejtësisë.  Ai me këtë rast ka premtuar edhe përjashtimin e  artikujve elementarë nga TVSH-ja, dhe si rezultat i saj shporta e qytetarit do të jetë më e rëndë. Ndërsa kndidati për deputet në Parlamentin e Kosovës nga Vitia Salih Salihu qytetarëve vitias u ka premtuar zhvillimin e bujqësisë, vendosjen e fermerëve  në nivel të barabart me ata të vendeve të rajonit, ndërtimin e tri fabrikave bujqësore, subvencionimin e kulturave, rritjen e cilësisë dhe krijimin dhe shitjen e produkteve në tregjetet jasht Kosovës. 

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se vetëm me VV në pushtet mund të ketë ndryshim. “Ne duhet ta bëjmë shtetin, ta zbusim pabarazinë e ta luftojmë krimin e korrupsionin”. Duke thënë se koha është Tash, ai ka shtuar se në shoqërinë tonë ka pabarazi shumë të mëdha dhe kjo është gjendje që duhet ndryshuar. “Pak kanë besuar se do të fitojmë në Prishtinë, por Tash është e mundshme se ndryshimi do të bëhet edhe në Viti, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë e në të gjithë Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërkaq kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Vitia, Salih Salihu tha se qeverisja e Lëvizjes VV e ka vendosur bujqësinë si prioritet kombëtar. Ai ka shtuar se buxheti për këtë sektor  do të rritet. ‘Gjatë tri vjetëve të qeverisjes do të jetë 60 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur deri në 120 milionë euro në vitin e tretë. Poashtu, Lëvizja VV parasheh edhe themelimin e një banke agrare’, ka thënë Salihu.

Para simpatizantëve të Vetëvendosjes është bërë edhe prezantimi i dy kandidatëve të tjerë që garojnë nga ky subjekt, Majlinda Ostergllava dhe Njazi Isaku.

Leave A Reply