
Dr. Ismail Bekteshi, nga Smira, është kandiduar nga Partia Liberale e Kosovës, në listën e AKR-së, për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 8 qershorit. Dr. Ismajli ka lindur me 20.06.1958 në Smirë, ku edhe jeton.Shkollen fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Viti, kurse Fakultetin e Mjekësisë dhe specializimin nga fusha e epidemiologjisë, i mbaroi në Prishtinë. Ka punuar si mjek shkollor në shkollën fillore në Smirë, në periudhën 1997-2001 ka qenë profesor i mjekësisë ne SH.M.M “DR. Asllan Elezi ” në Gjilan, pastaj ka qenë edhe zyrtar rajonal për shëndetësi, pranë Ministrisë e Shëndetësisë orej vitit 2002-2007. Nga viti 2008 udhëheq Shërbimin e vaksinimit pranë QKMF-së në Viti. Ka qenë ndër themeluesit e parë të sistemit shumë partiak, duke udhequr nëndegën LDK-së drejt organizimit të referendumit për Pavarësi në vitin 1991, mbjatjen e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të vitit 1992. Nga viti 1993 udhëheqë degën e PLK-së në Viti. Në vitin 1995 zgjedhet anëtar i kryesisë qendrore të PLK-së në Prishtinë, e nënkryetar i saj nga viti 1997. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1988 zgjedhet
deputet i parlamentit te Republikës së Kosovës dhe nenkryetar i komisionit për shëndetësi (1998-2001). Për sukseset e arritura si në profesion dhe jetën shoqërore është nderuar me shumë mirënjohje. Është i martuar me Fatime Kapllanin nga Ferizaj dhe ka 4 fëmijë (Kushtrimi- farmacist, Albulenën -kimiste, Ngadhnjimin-student të Ekologjisë dhe Gresën-studente të Mjekësisë. Dr. Ismail Bekteshi, jeton në Smirë.