Fshati Smirë

“Smira” edhe si specialitet në meny të ushqimeve Print
Tuesday, 22 April 2014 05:28

Smiira special

Smirasit kudo që jetojnë nuk e harrojnë fshatin e tyre të lindjes. Bile, përkundrazi, ata e promovojnë atë në mundësinë e parë që ju jepet. Fadil (Ramadan) Misini, me qëndrim në Oklahoma City të SBHA-ve, në menynë e restorantit të tij ‘Portofino Italian restaurant”, e ka futur edhe një specialitet të veçantë, me emrin “Smira special”.

 
Më 18 maj, Zvicra në referendum për pagë minimale 4000 franga Print
Saturday, 19 April 2014 20:07

ZvicraMë 18 maj ,votuesit zviceranë do të kenë rastin që me referendum popullor ta ngritin nivelin e rrogës minimale prej 22 franga në orë, ose 4.000 franga zvicerane në muaj. Po që se miratohet, kjo masë do ti japë Zvicrës epitetin e shtetit me pagën më të lartë minimale në botë. Nisma u propozua nga SBG, sindikata më e madhe tregtare e vendit, me mbështetjen e Partisë Socialiste Zvicerane. Zvicra aktualisht nuk ka pagë minimale të shkruar me ligj, por tashmë e një kohë rreth 90 për qind e punëtorëve zviceranë e arrin pagën prej më shumë se 4.000 franga në muaj.

 
Foto lajm: Vërshimet në disa pjesë të Vitisë Print
Saturday, 19 April 2014 19:43

Budrika ne Uje

Nga reshjet e fundit të shiut, janë vërshuar edhe disa pjesë në komunën e Vitisë. Vërshime më të mëdha kanë ndodhur në trekëndëshin që lidh fshatrat Skifteraj, Budrigë dhe Radijovc. Banorët thonë se çdo vit përballen me vërshime të mëdha. Sipas tyre, dëmet më të mëdha bëhen në sektorin e bujqësisë, raporton KTV. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se problemi i këtyre vërshimeve, është shtrati i lumit Morava. Sipas tij,  qeverisja lokale synon që nga sivjet ta zgjidhë këtë problem bashkë  me Bashkimit Evropian.

 
Prof. Dr. Edi Shukriu sërish përmend Smirën për rëndësinë arkeologjike Print
Thursday, 17 April 2014 18:54

EDI SHUKRIU NE PREZNATIM

Prof. Dr. Edi Shukriu, ka prezantuar sot studimin e saj rreth arkeologjisë me titullin “Tej imazhit arkeologjik, kosmologjia dardane”. “Jam përpjekur që të sjell një temë interesante për opinionin vendas. Të flasësh për kosmologjinë dardane është interesante për faktin se gjithnjë ka qenë e mohuar. Fatbardhësisht, zbulimi i labirintit rrethor të Smirës më ka mahnitë ta studioj atë. Pas studimeve të gjata kam parë se në tokat e Dardanisë antike është zhvilluar kosmologjia”, ka deklaruar arkeologia Edi Shukriu. /KultPlus.com/

 

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Wednesday Thursday Friday