Faqja e Facebook-ut e shkollës së Smirës njofton se në kuadër të një aktiviteti të përbashkët Kosovë-Shqipëri për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, MASHT-i përmes DKA-së ka organizuar një garë të vizatimit/pikturës për nxënësit e klasës 6-12 në Kosovë dhe Shqipëri me tematikë nga Pavarësia e Kosovës.Nga komisioni profesional i DKA-së piktura e nxënësit të shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, të Smirës, Valton Hasani (nxënës i kl.VIII3) përzgjedhet si piktura më e mirë.
Autor: Arben Ibishi
Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare Ferid Sylejmani. Varrimi do të bëhet sot, më 22.01.2023, ora 15:00. Ngushëllime familjes Sylejmani dhe të afërmve të ndjerit!
Vitia ishte nikoqire e Filharmonisë së Kosovës, në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”. Orkestra frymore e institucionit më të lartë në vend, dha koncertin e quajtur “Frymë”, në Shtëpinë e Kulturës Gursel e Bajram Sylejmani”. Programini i sajuar me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor u drejtua nga dirigjentët Baki Jashari, Hajrulla Syla dhe Lirjona Sylejmani-bija e dëshmorit, Bajram Sylejmani. Publiku vitias, i cili kishte mbushur sallën plot, u duartrokiti gjatë artistëve të Filharmonisë së Kosovës. Ky koncert u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Vitisë.
Shpërthimi që shqetësoi banorë e Smirës dhe të fshatrave përreth, të mërkurën mbrëma, ishte nga një mjet shpërthyes. Nësiti për deminim i FSK-së, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, kanë tërhequr mjetin dhe rreth orës 23:00, e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident. Policia ishte njoftuar të mërkurën nga një person, se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, në Smirë. Me këtë rast, është bërë edhe sigurimi i vendit të ngjarjes, transmeton Plus TV. Plus TV ka siguruar një video nga një qytetar (Z.M.) në momentin e shpërthimit të i mjetit, i cili thuhet se i…
Profesoresha dhe arkeologia e njohur, Dr. Edi Shukriu, thoshe se kishte respekt të veçantë për smirakët dhe për Smirën. Ajo, në një shkrim të saj për portalin e fshatit Smirë, në janar të vitit 2012, kishte falënderuar smirakët duke rikujtuar vlerat arkeologjike të Smirës. “Smirën, banorët e përkushtuar për përparim të mirëfilltë dhe për promovim të trashëgimisë kulturore nuk i kam harruar asnjëherë, që nga koha kur i kam vizituar për herë të parë më 17 janar 1988. Ata më ndihmuan ta gjeja monumentin e parë përkushtuar Hyjneshës Dardane, një hyjnesheje që e njihja më parë vetëm nga dy monumentet…
Metush Misini, me qëndrim në Gjenevë, e ka zëvendësuar sërish flamurin kombëtar në qendër të Smirës. Ai tha se këtë e bëri në shenjë respekti për Ditën e Veteranit që shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Me pikëllim të thellë njoftojmë miqët, shokët dhe dashamirët se me datë 02.01.2023 ka ndërruar jetë Enver (Riza) Ismajli, me pseudonimin (Xhaxhi). Varrimi i të ndjerit do të bëhet me 03.01.2023 e martë në orën 14:00, në varrezat e fshatit Smirë. Me pikëllim të thellë Familja Ismajli!
Familja Ibishi njofton se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Mevlide Ibishi do të pranohen edhe në Smirë, të dielen dhe të hënën më 25 dhe 26 dhjetor 2022, në shtëpinë e Xhavit Ibishi. E ndjera ka ndërruar jetë më 17 dhjetor 2022, në moshën 70 vjeçare, në Austri.
Smiraku Agim Agushi, e ka arritur edhe një Rekord Guinness. Sot, në Prishtinë, ai ka zhveshur njëpasnjë 23 fanela sportive, duke goditur njëkohësisht topin me kokë. Zhongluesi tashmë i njohur, profesori i matematikës, Agim Agushi, në të kaluarën ka arritur edhe disa rekorde tjera botërore.
Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, në Smirë, Mevlide (Pira) Bajrami (gruja e Isa Bajrami). Varrimi do të bëhet nesër e Shtunë me 17.12.2022 në orën 14:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Pira dhe Bajrami dhe të afërmve të të ndjerës!