Vitia ishte nikoqire e Filharmonisë së Kosovës, në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”. Orkestra frymore e institucionit më të lartë në vend, dha koncertin e quajtur “Frymë”, në Shtëpinë e Kulturës Gursel e Bajram Sylejmani”.

Programini i sajuar me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor u drejtua nga dirigjentët Baki Jashari, Hajrulla Syla dhe Lirjona Sylejmani-bija e dëshmorit, Bajram Sylejmani.

Publiku vitias, i cili kishte mbushur sallën plot, u duartrokiti gjatë artistëve të Filharmonisë së Kosovës.

Ky koncert u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Vitisë.

Leave A Reply