Kryetari I Këshillit të Fshatit Smirë, Tajar Hyseni, iu ka drejtuar një urim të gjithë bashkëfshatarëve, kudo që janë, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai, në mesazhin e tij, në emër të këshillit, ka uruar për më shumë begati, lumturi dhe paqe ne familjet e secilit.

“Në këtë ditë të madhe, kur zemrat tona janë të mbushura me gëzim e dashuri, kur njerëzit janë mbledhur dhe po festojnë bashkë, uroj që Festa e Kurban Bajramit të kalojë në atmosferë të ngrohtë dhe të reflektojë paqe, solidaritet dhe respekt midis njerëzve. Uroj që bashkëfshatarët tanë, të kenë sa më shumë ditë dhe moment të gëzuara dhe të kenë mirëqenie”, thuhet në urimin e kryetarit të Fshatit Smirë, Tajar Hyseni, me rastin e Kurban Bajramit.

Leave A Reply