Faqja e Facebook-ut e shkollës së Smirës njofton se në kuadër të një aktiviteti të përbashkët Kosovë-Shqipëri për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, MASHT-i përmes DKA-së ka organizuar një garë të vizatimit/pikturës për nxënësit e klasës 6-12 në Kosovë dhe Shqipëri me tematikë nga Pavarësia e Kosovës.
Nga komisioni profesional i DKA-së piktura e nxënësit të shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, të Smirës, Valton Hasani (nxënës i kl.VIII3) përzgjedhet si piktura më e mirë.

Leave A Reply