Një bëmirës, i cili nuk ka preferuar t’i përmendet  emri, ka dhuruar ëmbëlsira për familjet në nevojë, në Smirë, në prag të Festës së Bajramit. 

Kryetari i Këshillit të Fshatit, Tajar Hyseni, ka thënë se një njeri i vullnetit të mirë ka ofruar 13 tepsi bakllava, për familjet  që janë me gjendje më të pavolitshme ekonomike.

Ai e ka falënderuar këtë bëmirës për këtë përkushtim, por dhe të tjerët që po ndihmojnë në forma të ndryshme, në mënyrë që tryezat e të gjithëve, të jetë sa më të  begatshme për festë.

Leave A Reply