Smirakja ia jep katër gola Moldavisë dhe shpallet lojtare e ndeshjes

Futbollistja e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll U17, Alba Shabani, nga Smira e Vitisë, ka shënuar katër herë, në ndeshjen kundër Moldavisë, të cilën dardanet e fituan me rezultat 9:0. Alba, poashtu u shpall edhe lojtare e ndeshjes.

Trajneri i KFF “Presingu”, Enver Halili, përmes një postimi në Facebook, është shprehur i gëzuar dhe i entuziazmuar me suksesiin e Albës, e cila është anëtare e këtij klubi.

“Urime Alba për përformancën tënde dhe faktin që po na bënë krenare KFF “Presingun“ dhe punën tonë”, ka shkruar ndër tjerash trajneri Halili.

Leave A Reply