PDK NE VITIPartia Demokratike e Kosovës ka hapur fushaten zgjedhore për zgjedhjet parlamentare edhe në Viti. Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, elektoratit vitias iu drejtua me fjalet se me Misionin e Ri do të fitojë i gjithë populli i Kosovës, sepse ky Mision dhe Qeveria e tij është përkujdesur për të gjitha kategoritë, duke filluar nga invalidët, veteranët, mësuesit, mjekët, FSK, policët e të tjerë.

 

Thaçi garantoi elektoratin se qeverisja e PDK-së do të krijojë fondin për punësim prej 1.5 miliard dollarësh si dhe krijimin e 200.000 vendeve të reja të punës. Ndërsa Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë duke përmendur përkrahjen reciproke të dy subjeteve mes njëra tjetrës, ka theksuar se PD është krahu i djathtë i PDK-së në procesin e zgjedhjeve.

Kurse kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës Sadik Haxhiu në fjalën e tij, ai ka promovuar vlerat e PDK-së, me që rast ai ka përmendur rezultatet e qeverisjes së Thaçit gjatë mandatit të tij qeverisës.Ai ka përmendur hapjen e Universitetit të Gjilanit, të cilin e ka vlerësuar si shtegun më të afërt për të gjithë të rinjt e Anamoravës.

Leave A Reply