
Shkolla e Mesme e Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, përvec që ka fituar në garat e diurisë në nivel të komunës, është dëshmuar se ka nxënës talentë edhe në fusha tjera. Në garat komunale të organzuara nga Qendra Tregtare ‘ETC’, në Viti, me rastin e 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve, nxënësit e klasës së mësueses Shpresa Zuka zunë vendin e dytë në recitim, nxënësit e klasës së Adile Sahitit morën vendin e tretë në këndim, kurse grupi ‘Yjet’, i përbërë nga nxënëse të klasave të ndryshme, të cilat i ka përgatitur Sevdije Blenishti-Salihu, zuri vendin e tretë në vallëzim.ÂÂ