
Smirasi Besar (Mirali) Shabani, i lindur  në Nyon të Zvicrës, është nisur me përkushtim rrugës së suksesit në futboll. Ai ëndërron që një ditë të bëhet pjesë e klubeve të mëdha botërore. Besari, merret me sport që nga mosha 4 vjeqare. Në fillim mori mësime në karate, derisa i bëri 7 vjet. Pastaj filloi t`i kushtojë vëmendje futbollit dhe u regjistrua në klubin ‘CF Rolle’. Besari vazhdoi ushrimet në këtë klub, i cili më vonë u zgjerua dhe u quajt ‘CF Rolle-Bursin-Perry’. Që nga fillimi, pra në moshën 7 vjece, ai luajti në cdo ndeshje të këtij klubi. Edhe sot Besari është lojtar standard dhe kyc në klub. Ai mbëshetje të madhe ka edhe nga i ati i tij, Mirali Shabani, të cilin e ka prapa gjithkah që shkon. ÂÂÂ