Komisioni komunal i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka zgjedhur lokalitetin më të bukur, shkollën të të pastër dhe kopshtit më të mirë në komunën e Vitisë. Lokaliteti më i pastër në komunë u zgjodh fshati Ramjan, në vendin e dytë fshati Kabash dhe vendi i tretë Stublla e Epërme.  Shkolla më e pastër-“Kenan Halimi” Skifteraj, në vendin e dytë “28 Nëntori” Vërban dhe vendi i tretë “Dëshmorët e 5 Prillit”  Smirë. Ndërsa kopshti më i rregulluar dhe më i bukur u zgjodh i Ramadan Isenit nga Radivojci, vendi i dytë Admir Frangu Sllatinë e Ulët, Vendi i tretë Ferid Bajrami Tërpezë.

ÂÂ

Ky aktivitet u organizua me rastin e 5 qershorit Ditës së Mjedisit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këshillave të fshatrave të Komunës së Vitisë dhe zyrtarëve komunalë. Kryetari Sokol Haliti, ka thënë se Institucionet komunale kanë filluar me aksione për pastrim të ambientit dhe rregullim të hapësirave publik muaj më parë dhe kanë evidentuar 86 deponi të egra. Haliti është zotuar se kjo gjendje do të ndryshojë.

Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit Dionis Ukaj, ka theksuar se kjo përzgjedhje është bërë për herë të parë në komunën tonë, ndërkohë që do të vazhdohet tani e tutje edhe në të ardhmen.

Në hollin e Shtëpisë së Kulturës është hapur edhe ekspozita me fotografi të punëve që janë bërë nëpër fshatrat e komunës së Vitisë për rregullimin e hapësirave publike.

Leave A Reply