Është vrarë në msnatë në Rahovec, për motive ende të panjohura, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista. Burime të portalit Koha.net, kanë treguar se Pista ka qenë në Rahovec në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në një parking veturash, të një restoranti në këtë qytet. Ndaj Pistës, mësohet se është shtënë me armë.

Ai nuk ka mundur t`iu mbijetojë plaglagëve. Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë. Ai ka synuar ulëse të deputetit me PDK-në, teksa është inkuadruar së fundi në politikë.

Leave A Reply