atifte ejahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet mesazhit të veçantë për zgjedhjet e 8 qershorit ka siguruar qytetarët e vendit se do të bëhet çmos që vota e kosovarëve të mbrohet. “Mekanizmat dhe institucionet e Kosovës do të angazhohen fuqishëm që vota e qytetarit të jetë e paprekshme dhe e pacenuar”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja gjithashtu ka theksuar se “të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve, më 8 qershor do të jenë të mobilizuara për të garantuar një proces të rregullt dhe të lirë zgjedhor”.

Zgjedhjet e së dielës, sipas Atifete Jahjagës, janë tejet të rëndësishme për rrugën e Kosovës në proceset e konsolidimit ndërkombëtar, të integrimeve dhe mbi të gjitha për demokracinë e brendshme të vendit.

“E drejta për të votuar është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet e vendit dhe këtë të drejtë e gëzojnë të gjithë qytetarët”, është shprehur presidentja në mesazhin drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Leave A Reply