Shkruan: Bashkim Hasani

Në këto zgjedhje Smirasit dëguan mesazh të qartë. Rrezultati është ky që është. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe daljen masive në zgjedhjet parlamentare. Respekt për të gjithë ata që votuan për kandidaten nga Smira, prof.Vlora Hasani. Respekt edhe për të gjithë Smirasit që nëpërmjet votës, votuan kandidatët e subjekteve tjera,për të cilët menduan që nëpërmjet kësaj Vote do jenë zëri i tyre i përfaqësimit në parlamentin e Republikës se Kosovës.Kushdo që të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës,besoj që do të jetë i përkushtuar për të realizuar interesat e fshatit tonë. Një falënderim të veçantë të gjithë atyre që u angazhuanë në kuadër të Drejtimit të Ri, e ne veqanti për bashkëfshatarët nga Shkupi që me votën e tyre kontribuan në suksesin e kandidates nga Smira. Ne do të punojmë vazhdimisht dhe mbetemi të përkushtuar që votëbesimin tuaj ta kthejmë në punë dhe përkushtim.

Me respekt

Bashkim Hasani

Leave A Reply