Me komunikimin e suksesit, ka përfunduar viti shkollor 2013-2014 dhe nxënësit kanë shkuar në pushimin veror. Sipas rezultateve të përpunuara për gjithë nxënësit, nota mesatare në SHkollën e Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë është 4.3. Drejtori Xhavit Sahiti, ka thënë sot në mbledhjen e Këshillit të shkollës, se viti ka përfunduar me sukses dhe nuk ka pasur probleme të mëdha. ‘Në përgjithësi procesi mësimor është zhvilluar mirë, suksesi është i kënaqshëm, disiplina është përmirësuar, poashtu edhe kushtet higjieno-teknike. Kurse sa i përket rezultateve, klasat më të mira në bazë të suksesit, janë IX 1, IX 3, VIII 1, I1, V1 dhe e IV3’, ka thënë Sahiti, duke paraqiur raportin e përfundimit të vitit shkollor.

ÂÂ

Mirëpo drejtori shprehu brengën për vonesa dhe mungesa si nga ana e mësimdhënësve ashtu edhe e nxënësve. Sipas tij, gjatë gjithë vitit ka pasur gjithsej 5448 mungesa nga ana e nxënësve, shumica prej të tyre të arsyeshme, kurse 103 orë nuk janë mbajtur, nga ana e mësimdhënësve, poashtu shumica me arsye.

Sahiti paralajmëroi se do të ketë monitorime të punës së mësimdhënësve, si nga ai ashtu edhe nga inspektorët e arsimit, në mënurë që cilësia e mësimit të ngritet akoma më shumë.

Më tutje ai i njoftoi të pranishmit në mbledhje me aktivitetet dhe sukeset që kanë arritur nxënësit në ngjarje tjera kulturore.
Poashtu Sahiti paraqiti edhe disa nevoja në aspektin infrasktukturor, sic janë: rrethoja e shkollës, ndërtimi i një objekti ndihmës të shkollës për vendosjen e lëndëve djegëse, gjelbërimi i hapësirave, renovimi i shkollës, të cilat duhet të realizohen në të ardhmen e afërt.

ÂÂÂ

Leave A Reply