Prof. Dr. Salih Salihu, nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, edhe zyrtarisht pas shpalljes së rezultateve nga KQZ, është në listën e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Ai në zgjedhjet e përgjithshme të parakkohshme që u mbajtën më 8 qershor mori gjithsej 7.786 vota. Kështu prof. Salihu do të jetë i vetmi deputet nga komuna e Vitisë në përbërjen e re të legjislativit të Kosovës. Aktualisht ai është ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin ‘Hasan Prishtina’, në Prishtinë. Prof. Salih Salihu, përmes rrjetit social facebook, i ka falëndruar të gjithë për perkrahjen që i kanë dhënë në Viti dhe anëmbanë Kosovës.

Leave A Reply