As dhjetë veta nuk kanë marrë sot pjesë në aksionin për pastrimin e rrugës kryesore të fshatit Smirë, të inicuar nga administratori Afrim Salihu. Mirëpo, rruga ka marrë pamje tjetër. Lindon (Gëzim) Arifi, Lindrit (Elmaz) Bajrami, Ramadan Rrahmani me djalin e tij Donitin, Veton Ademi, Tefik Salihu dhe Afrim Salihu, kanë hequr barojat e këqija dhe mbeturinata përreth, nga fillimi i rrugës në Drobesh e deri te varrezat kryesore.
Aksionit iu bashkuan edhe mërgimtarët Njazi e Ilir Zuka, si dhe Albert Ibishi, kurse aksionistët i ndihmuan duke iu ofruar mjete pune ose pije freskuese, Musa Hamiti, Milaim Avdiu dhe Adrian Beqiri. Ishte përshtyje e të gjithëve që ia ka vlejtë që rruga të duket mirë, por u bë thirrje që secili para derës së vet ta mbajë rrugën të pastër në mënyrë që të mos ketë nevojë për aksione të shpeshta.
Këta vullnetarë vendosën që aksionin ta vazhdojnë të martën më 22 korrik nga ora 16:00.