Të paktën 32 udhëtarë janë lënduar në një aksident trafiku, sot në mëngjes, kur një autobus nga Podujeva i cili udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, ka dalë nga rruga afër Rudarës. Televizioni publik serb raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejt nga Prokuplja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi.

Drejtoresha e spitalit në Kurshumli, Uranija Petroviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Beta” se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

“Pasagjerët kanë pësuar ndrydhje në kokë, në gjoks, në gjymtyrë, por ka pacientë me fraktura të cilët janë referuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike të Nishit”, ka thënë ajo.

Leave A Reply