Agim Agushi, rekordmen në mbajtjen e topit me kokë në disa disiplina është duke vazhduar me ngulm të madh që të sprovojë veten edhe në disiplina të tjera.Pas suksesit të fundit që kohë më parë e shënoi në Gjakovë, në disiplinën goditje të me kokë duke ecur prapa, ai gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti synon edhe dy rekorde të reja. Më 30 korrik 2014 në Tiranë do të provojë edhe një rekord të botës. Fjala është vrapimi në 100 dhe 200 metra duke e goditur topin me kokë.
Në fund të muajit gusht, gjegjësisht më 25 gusht 2014, në Prishtinë, Agim Agushi, të provojë edhe një disiplinë tjetër, vozitje të veturës Kabrioletoditur topin me kokë.
Ai nuk do të ndalet me kaq, por më 10 shtator 2014, në Tetovë, në displinën Ecje nëpër karrike duke goditur topin me kokë. Sponsor dhe mbështetës i fuqishëm që të gjitha këto të bëhen realitet është Radiotelevizoni i Kosovë me kolegun Artan Muhaxhiri dhe persona të tjerë të cilët kanë kontaribuar që Agim Agushi të shënoi rekordet të shumta botërore, por edhe të futet në librin e Ginisit.
Të gjitha këto që u thanë më lartë, kërkojnë mbështetje edhe materiale. Në këtë drejtim ai është në momente është ndihmuar edhe nga organet sportive, por kërkon mbështetje sportive nga sponsorë të ndryshëm dhe njerëz të vullnetit të mirë. /sportrks.com/