Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e komunës së Vitisë, ka arritur një marrëveshje me Barnatoren ‘Begi Farm’, me pronar Fevzi Ademin nga Smira, me të cilën punonjësit e arsimit të komunës së Vitise, do të përfitojnë zbritje prej 10 % në blerjen e barnave.

Murat Abazi nga SBASHK, ka falënderuar pronarin e Barnatores “Begi Farm”  për gatishmërinë e shprehur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, nga e cila do të përfitojnë punëtorët e arsimit të komunës së Vitisë.

Ai tha për VitiaLive se SBASHK-u një marrëveshje të tillë e ka bërë  edhe me Qendrën “Mediteran Shopping Center”, kurse do të angazhohet në vazhdimësi për të arritur marrëveshje me sa më shumë biznese, të të gjitha kategorive.

 

Leave A Reply