Agim Agushi Rekordi botror Dubai

Ashtu siç parshikohej edhe u realizua. Agim Agushi, sot, më 26 tetor 2014, ‘pushtoi’ ndërtesën 99 katëshe, ‘Prencess Toëer’ me një lartësi 414 metra në disiplinën ‘Ecje prapa duke ngjitur shkallëve’, duke goditur topin me kokë mbi 2000 shkallë.

Këtë e arriti me kohë, 1 orë, 30 minuta, 14 sekonda e 14 të qindtat e sekondës.

Ky është rekord tjetër i ri botëror i Agim Agushit. Komisioni vlerësues, Gani Kosumi, Redaktor i sportit në Radio Kosovë, Haydar Al Sharif nga Dubai dhe Halim Cakolli, i cili jeton dhe vepron në Dubai, vlerësuan se Agim Agushi, me sukses e kreu këtë sfidë tejet të vështirë.

“Kjo ishte njëra ndër sfidat më të vështira për mua. Gjatë arritjes së këtij rekordi kam pasur vështirësi, por të gjitha i tejkalova siç parashikoja dhe jam i lumtur që ia dola të pushtojë edhe këtë ndërtesë gjigante. Kjo ndërtesë në vitin 2012 kishte hyrë në Librin e Ginisit si ndërtesa më e lartë deri në atë kohë. Por, synimet e mija janë që të sfidojë ndërtesën aktualisht më të lartë në botë “Burk Khalifa” në Dubai me një lartësi 822 metra me 176 kate. Ky synim shpresoj të realizohet gjatë 2015”.

Këto janë rekordet e deritashme të Agim Agushit.

1.Goditje e topit me kokë në ecje, 15.356 km (9 milje 857 yard) për 3:12:39 ore, 27 Tetor 2002 ne Munih (Gjermani).

2.Goditje e topit me kokë ndërmjet dy lojtarëve, Agim Agushi dhe Bujar Ajeti, 11,111 goditje për 3:55:20 ore, 9 nëntor 2003 në Starnberg (Gjermani).

  1. Më 14 gusht 2005 në Flensburg Gjermani Goditje e topit me kokë i ulur në tokë: 4:02:01 orë, (rekord i Ginisit)
  2. Më 17 Gusht 2004 në Antalia (Turqi).Agim Agushi, ka arritur rekord të goditjes se topit me kokë gjate ecjes me makine,( kabriolet): 7 kilometra,
  3. Më 30 maj 2010, në ndërtesën më të lartë në Franfurt Kulla e Panaireve/Messe Turm/ Agim Agushi, me sukses të plotë sfidoi edhe një rekord botëror. Ai ia doli që në disiplinën ecje shkallëve të ndërtesës lartë e poshtë duke goditur topin me kokë pa ndërprerje të kalojë 5304 shkallë me kohë 1 orë 37 minuta e 5 sekonda. Kjo ndërtesë 60 katëshe me një lartësi 257 metra.
  4. Ecje lartë e poshtë shkallëve duke goditur topin me kokë: Agim Agushi (Kosove), 3896 shkallë në ndërtesën e Qeverise së Kosovës, më 30 maj 2009 , për 1 ore e 12 min e 29 sekonda.
  5. Në Dubai në ndërtesën e njohur 76 katërshe, Sulafa Toëer, ia doli që të shënoi një rekord të ri botëror. Ai në ecje mbrapa duke mbajtur topin me kokë ka arritur të kaloj 1520 shkallë për 1 orë, 9 minuta e 29 sekonda.
  6. Në Gjakovë, Agim Agushi, arriti edhe një tjetër rekord botor. Ai distancën prej 4 mijë e 220 metrash “Mbajtje e topit me kohë duke ecur mbrapa” e kaloi për 1 orë, 31 minuta 34 sekonda dhe 15 të qindtat e sekondës.
  7. Më 26 gusht 2014 , rekordmeni në goditjen e topit me kokë , Agim Agushi ka regjistruar edhe një rekord bote. Kësaj radhe ai këtë e arriti në rrugët e Prizrenit, pikërisht nga Ura e Gurit deri te Shtëtpia e Bardhë në disiplinën 1000 metra duke goditur topin në vrapim. Këtë e arriti me kohë 4 minuta 52 sekonda e 79 të qindtat e sekondës.
  8. 26 tetor 2014, Princess Toëer 99 kateshe, Disiplina-Ecje prapa shkallëve duke e goditur topin me kokë pa ndërprerje. Këtë e arriti për 1 orë, 30 minuta, 14 sekonda dhe 30 të qindta te sekondës. Ky njëherësh është rekord i ri botëror në kë disiplinë. /sportrks.com/

6 Komente

  1. Zijadin Sylejmani _ Shkup on

    Duke pase parasysh rezultatet Tuaja dhe te gjitha ato rekorde,nuk dyshoja ne suksesin Tend. Une Ju uroj per kete rekord te ri dhe Ju falemderoj nga zemra qe na e zbardhet fytyren jovetem neve smirseve por gjithe kombit shqiptare. Te lumte Agim ,jemi krenare me Ty.

    • Agim Agushi on

      Ju falenderoj per urimet e juaja,te cilat jan motive shtese per mue qe te vazhdoj edhe me tutje ne realizimin e projekteve te mija per te sfiduar rekorde boetrore dhe ato te Ginisit.Na pret me 15 tetore 2014 Tetova,per nje rekord te ri boterore dhe me 7 dhjetor 2014 do jemi ne Portugali per te sfiduar rekordin e librit te Ginisit qe per momentin e mbane nje qift nga Suadia qe nga viti 2007 ne diciplinen Goditje e topit te futbollit ne qifte me djalin Qlirim Agushi.Do jet edhe nje emer i ri nga Kosova dhe pikerisht nga Smira ne librin e mrekullive te botes te quajtur Libri i Ginisit emri i Qlirim Agushit
      Ju pershendes te gjitheve sidomos smiraset e SMIRES DARDANE

  2. Urime Agimit per rekordim e ri.Sa per informim te opinjonit i dashur Tefik nje informat per ju,rekordi me 17 Gusht 2004 ne Allanija te Turqis vozitje me makin nuk ka qen vetura kabriolet per ka vozit djali i vllaut te Agimit Skender Agushi gjat thyrjes se ketij rekordi.Ju pershendes Lavi nga zvicrra

    • Agim Agushi on

      Po normal se eshte rekord me veturen te hapur qe e ka vozite Skender Agushi qe eshte pjese e rekordit sepse nje vozitje e pakontrolluar do te kisha deshtuar ne realizimin e rekordit boterore.Vozites me pervoj te lumt Keno

Leave A Reply