Familja pesanëtarëshe e Lulzim (Sadik) Misini, nga Smira, sivjet e pret më e qetë dimrin. Me kontributin vullnetar të bashkëfshatarëve, të afërmve dhe njerëzve e kompanive tjera jashtë Smirës, atij i është përfunduar shtëpia e re, e cila kishte filluar së ndërtuari para një viti. Tani që temperaturat kanë rënë, Lulzimi dhe katër fëmijët e tij, janë vendosur në ambiente më të ngrohta dhe më të rehatshme. Shtëpisë ia janë vënë dyert e dritaret, është fasaduar, është shtruar ibercuku, në katin e parë i është shtruar edhe laminati, i është kompletuar banjo, kuzhina. Kjo familje, deri tani jetonte në një shtëpi të vjetër dhe në kushte të vështira banimi. Iniciatori i aksionit, Enver (Ibrahim) Bajrami, i cili ka dhënë kontribut në sensibilizimin e rastit, duke ndihmuar edhe vet me fonde, tregon se aksioni ka rrjedhur mirë. ‘Kontributet kanë qenë të formave dhe të vlerave të ndryshme si ndihmat me mjete monetare, me material ndërtimor dhe pajisje amvisërie, apo me punë vullnetare. Dikush ka dhënë para, dikush ka dhuruar ndonjë derë apo dritare, dikush tjetër i ka dhënë material, kurse mjeshtrit punën e kanë bërë pa pagesë dhe kështu janë kombinuar gjërat në mënyrë që familjes Misini t`i krijohen kushte më të mira banimi’, ka thënë Bajrami.
E, Lulzim Misini iu është miënjohës përjetësisht të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe ndihmuar në cfarëdo forme qoftë, jo vetëm për ndërtimin e shtëpisë por edhe në raste të tjera. ‘Unë nuk kam pasur mundësi ta bëjë këtë ndryshim, për shkak të problemeve shëndetësore që më kanë përcjellur vite me radhë. Tash jam më rehat falë bashkëfshatarëve dhe të tjerëve që më kanë ndihmuar. Kisha lut Zotin që askënd mos ta shoh me probleme’, ka thënë Misini.
Ja lista e kontribuesve:
Sadik (Ibrahim) Ibrahimi
Mustafë (Mehmet) Jahiu
Florent (Isa) Ymeri
Muzafer (Haki) Azizi
Ismajl (Aziz) Azizi
Mustafë (Ibrahim) Ademi
Ibrahim (Muharrem) Pajaziti
Sylë (Muharrem) Pajaziti
Shefqet (Ramadan) Rexhepi
Hebib (Rexhep) Rexhepi
Nderim (Naser) Bajrami
Gazmend (Isa) Bajrami
Arton (Bedri) Sejdiu
Kemajl (Shyqeri) Murtezi
Jahi (Fehmi) Sejdiu
Selim (Isa) Sejdiu
Ahmet (Musa) Sejdiu
Bashkim (Fehmi) Ramadani
Zekirja (Nebi) Zuka
Mentor (Jakup) Ibishi
Jup (Bajram) Ahmeti
Osman (Idriz) Ahmeti
Remzi (Selim) Ahmeti
Nexhat (Nexhat) Ramadani
Agron (Ferizj) Ahmeti
Muhamet (Mehmet) Azizi
Kompania ‘Art Project’
Njazi (Osman) Fejzullahu
Bekim (Beqir) BAjrami
Florim (Mustafë) Osmani
Nevrie, Skender (Hasan) Misini
Muharrem, Bajrush (Xhavit) Misini
Fadil, Agim, Refik (Ramadan) Misini
Ibrahim (Zenun) Bajrami
Kujtim (Ibish) Ibishi
Enver (Avdulla) Shabani
Islam, Kemajl, Sylë (Sadik) Misini
Tefik (Sabri) Salihu
Gani Azizi-Sadovinë
Bujar Hasani-Beguncë
Sylejman Lamallari-Beguncë
Adnan Avdyli-Sadovinë
Palush Azizi-Kabash
Fazli Nuhiu-Viti
Përndryshe, Lulzim Misini është i papunë dhe qe disa vite ka pasur probleme me këmbën e djathtë, të cilën e ka apmutuar në prill të këtij viti dhe tani mban protezën.
1 Koment
Fillimisht familjes Misini i uroj shtepine e re ,z.Lulzim Misinit i deshiroj shendet,e te gjithe ata qe kontribuan ne ndertimin e kesaj shtepie i falenderoj per kete gjest human e zoti i shpeblefte.