KF ‘Smira’, ka pësuar të mërkurën mbrëma humbjen e parë në garat e Ligës komunale në futboll të vogël. Në fushën e mbuluar në Drobesh, është mposhtur nga Sllatina e Ulët, me rezultat 3:0. Djelmoshat smiras kanë bërë lojë të mirë dhe kanë krijuar disa raste të mira të shënimit, duke rrezikuar seriozisht portën e kundërshtarit. Mirëpo, loja u disbalancua pas përjashtimit nga loja të futbollistit Arbër Pajaziti, për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Megjithatë, drejtues të klubit thonë se janë optimist se do ta ruajnë kreun e tabelës, për të vazhduar në fazën finale të njohur si Play-Off. Klubi aktualisht po sponsorizohet nga Qendra Tregtare ‘Beni Impex’.

 

Leave A Reply