Smirasit vazhdojnë të forcojnë lidhjet që kanë mes vete. Banorët e Smirës që janë tani jetojnë në Shkup, kanë mbajtur, mbrëmë, takimin e II-të tradicional vjetor me moton ‘Vendlindja na bashkon’ dhe kanë shënuar njëvjetorin  e themelimit të Shoqatës ‘Smira Dardane’, që u bë me kontributin e smirasve në Shkup. Në këtë ngjarje të organizuar nga kjo shoqatq, me seli në Shkup, morën pjesë edhe shumë smiras nga Smira, një delegacion i komunës së Vitisë, i udhëhequr nga  kryetari Sokol Haliti si dhe kryetari i Komunës së Cairit, Izet Mexhidi.

Kryetari i Shoqatës ‘Smira Dardane’, Izjadin Sylejmani, i cili ka dhënë kontribut të cmueshëm për themelimin, konsolidimin dhe funksionimin i shoqatës tha se të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin, prandaj është e nevojshëm shtimi i kontakteteve. ‘Organizimet dhe lidhjet tona na mundësojnë të krijojmë njohje të reja, që të jemi më të bashkuar dhe të ecim më lart me botën civilizuese. Poashtu kjo na ndihmon që të punojmë më shumë edhe në kultivimin dhe ruajtjen e  respektit e të dashurisë ndaj vendlindjes dhe ne promovimin e vlera që i ka Smira. Këtë po mundohet ta bëjë edhe shoqata Smira Dardane ’, ka thënë Sylejmani.  Ai përmendi aktivitetet që janë zhvilluar gjatë një viti si: Themelimin e shoqatës, kuvendi i shoqatës, regjistrimi i popullsisë, formimi i fondit të shoqatës, vizita në familjet në raste të vdekjeve, pjesëmarrja në protesta të organizuara nga shoqata ‘Oda dibrane’ për rrjedhën e lumit Radika, shkruarja në Smirë për përkujtimin e dëshmorëve, kryesia e shoqatës ka ndihmuar familjet në nevojë me rastin e festave, ekskursioni në Kosovë në vendet historike si në Prekaz dhe Prizren.

Kryetari i komunës së Qairit, Izet Mexhidi, ka përgëzuar smirasit për këtë organizim dhe për vullnetin e fortë që kanë për t`u bashkuar dhe për të bërë aktivitete dhe për të dhënë kontribut vullnetar për shoqërinë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se është i njoftuar me aktivizmin qytetar të smirasve kudo që janë dhe është i impresionuar me organizimet që i bëjnë. ‘E di që Smira ka një traditë organizative. Këtë shembull duhet ta ndjekin të gjithë. Kjo ka rrjedhur nga tradita e lashtë smirasve, të cilat i njeh historia.  Këtë organizim e kam parë edhe në Zvicër, Shoqata e smirasve  në Gjenevë është më e organizuara nga e gjithë mërgata jonë. Përveq kësaj Smira është e njohur edhe me numrin e madh të të shkollurve dhe intelektualëve e profesionistëve të vërtetë, pastaj me veteranët e luftës dhe vepritmarët e cështjes kombëtare’, tha Haliti, i cili në emër të institucioneve lokale në Viti, i dha një mirënjohje shoqatës Smira Dardane.

Kryetari i Cairit, Izet Mexhidi, tha se formimi i shoqatës nuk është bërë sa për sy e faqe, por është bërë për ta ndihmuar vetveten. ‘Këtë formë të organizim vullnetar mund ta hasësh vetëm në vendet perëndimore dhe në SHBA. Këto janë vlera demokratike që e plotësojnë punën e institucioneve dhe është mirë që në të ardhmen të kemi edhe projekte të përbashkëta me shoqatën Smira Dardane, për ta përmirësuar jetën’, tha Mexhidi.

Afrim Salihu, kryetari i Smirës tha se organizimi i smirasve ka një traditë më të hershme që nga suprimimi i autonomisë së Kosovës. Këtë po e them sepse të gjithë ata njerëz që punuan sot po kontribuojnë për të na bashkuar dhe për të krijuar kontakte më të shpeshta.

Në takim ishte edhe rekordmeni botëror në zhonglim, Agim Agushi i cili performoi duke goditut topin me kokë para të pranishmëve. Ai tha se në aktivitetin e radhës në Portugali për rekordin e Librit të Ginisit, do ta mbajë në fanelë edhe simbolin e Smirës.

Sabri Ramadani ka prezantuar para të pranishmëve raportin financiar të shoqatës Smira Dardane, mbledhjen e fondeve dhe harxhimet që janë bërë gjatë një viti. Ai tha se nga kontributet vullnetare të smirasve dhe donatorëve tjerë, janë mbledhur afro 3200 euro, aktualisht janë rreth 2100 euro, kurse janë harxhuar 1100 euro.

Shpërnguljet e smirasve në Shkup kanë filluar që nga viti 1945 dhe kanë vazhduar deri në vitin 1993. Smirasit edhe për nga numri por edhe për nga përgatitje profesionale janë faktor i rëndësishëm i jetën në Shkup. Smirasit i gjen të punësuar në shkolla, spitale, ministri, avokaturë, armatë, polici etj. Nga regjistrimi i popullsisë smirase në Shkup del se aty jetojnë mbi 130 familje me mbi 750 anëtarë. Prej tyre, me fakultet janë 79, magjistra shkencash janë 11, doktorë shkencash janë 6 smiras.

 

 

 

 

1 Koment

  1. Zijadin Sylejmani on

    Falemderit Tefik,i perpikt si gjithmone. Falemderit qe na erdhet ne Shkup dhe na e bete nje mbremje edhe me te mire.Falemderit dhe pershendetje per te gjithe bashkevendasit e mi.

Leave A Reply