Pronari i kompanisë ‘Natyra”, nga Smira, Sherif Azizi, i ka dhuruar Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, 50 bimë dekorative, të cilat janë mbjellur sot në oborrin e shkollës. Drejtori Xhavit Sahiti, ka falënderuar donatorin për këtë gjest të mirë dhe ka thënë se kjo ia ka shtuar bukurinë shkollës. ‘Pas rregullimit të fushave sportive dhe pjesëve tjera, këto bimë kanë qenë më se të domosdoshme, edhe pse ne kemi mbjellur disa sosh, por nuk kanë qenë të mjaftueshme. Tashmë oborri i shkollës ka marrë pamje tjetër dhe kjo do t`iu shërbejë të gjithëve që frekuentojnë këto hapësira”, ka thënë Sahiti. Ai ka falënderuar edhe mësimdhënësit dhe nxënësit që kanë ndihmuar me punë vullnetare për mbjelljen e bimëve dekorative, duke iu bërë lutje të gjithëve që t`i ruajnë ato.

 

 

 

 

 

 

 

2 Komente

  1. Ramadan Rrahmani on

    Te lumte Sherif per kete gjest shume me vler, ju lumte edhe gjithe atyre qe investojn ne shkolle, shkolla eshte vend i dijes, vend i te se ardhemes sone
    Me respekt Dani

Leave A Reply